web-app promo

Fondacioni Metamorfozis, së bashku me katër organizata partnere, të martën më 1 mars, në orën dhjetë të mëngjesit, do të promovojë katër ueb-aplikacioni të bazuara në të dhënat e hapura. Projektet përfshijnë sistem për hulumtim të furnizimeve publike, ueb-aplikacion për njoftim për shërbimet e objekteve hotelierike në Maqedoni, të dhëna për pagesat e drejtpërdrejat në bujqësi nëpërmjet IPARD-it dhe bazë të të dhënave nga rezultatet e mbikëqyrjes së gjyqësisë në Maqedoni brenda një dekade.

Organizatat qytetare që i përgatitën ueb-aplikacionet janë TIK-u për ndryshime, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, instituti ZIP dhe IZHBR. Ato me idetë e tyre ishin fituese të Konkursit për mbështetjen e projekteve që kanë të bëjnë me të dhënat e hapura, si pjesë e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”, të cilin e zbaton fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Open Knowledge, dhe me mbështetjen e Ambasadës britaneze në Shkup.

Në këtë ngjarje, fjalim hyrës do të mbajë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, e.t. Çarls Edmund Geret.

konkurs u paraqitën dymbëdhjetë organizata qytetare me po aq ide për projekte, ndërsa katër prej tyre u zgjodhën për të fituar mbështetje financiare: TIK-u për ndryshime, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, instituti ZIP dhe IZHBR.

TIK-u për ndryshime nga Tetova përgatiti ueb-aplikcion të quajtur OpenProcurement ose “Sistemi për hulumtim të furnizimeve publike në RM”. Ata i mbledhin të dhënat nga sistemi elektronik për furnizime publike, që janë në dispozicion publik, i organizojnë dhe i prezantojnë ato në mënyrë që do të jetë e dobishme për gazetarët në Maqedoni, mirëpo edhe për të gjithë të interesuarit që i ndjekin furnizimet publike.

Instituti për zhvillim të zhvillimit rural (IZhZhR) nga Shkupi, punon në idenë e projektit për Zhvillim real të mjediseve rurale dhe të bujqësisë. Ata mbledhin të dhëna nga Programi nacional për projektet IPARD në Maqedoni, i analizojnë dhe i prezantojnë ato në mënyrë që kuptohet lehtë nga publiku.

Instituti ZIP nga Shkupi krijon ueb-aplikacion të quajtur “Rate.me – Sistem për njoftim për shërbimet e objekteve hotelierike”, që ka për qëllim t’i mbledhë praktikat pozitive dhe negative të objekteve hotelierike në Maqedoni ku shërbehet ushqim dhe pije. Ata mbledhin të dhëna për lejet e lëshuara për objektet hotelierike, kategoritë të cilave u takojnë, si për shembull, klube nate, bare, disko-klube, etj., dhe njëkohësisht dëshirojnë t’i përfshijnë edhe të dhënat për dënimet e shqiptuara për objektet hotelierike dhe për incidentet që kanë ndodhur në këto vende duke i përfshirë edhe shkeljet e normave ligjore.

Koalicioni i shoqatave të qytetarëve – “Të gjithë për gjykim të drejtë” përgatiti projektin e bazuar në të dhënat e hapura për gjyqësi transparente. Ata e digjitalizojnë dhe e hapin bazën e tyre ekzistuese me të dhëna nga mbikëqyrja dhjetëvjeçare e gjyqësisë në Maqedoni.

Ndaje: