Më 13 korrik të vitit 2022, Fondacioni Metamorfozis organizoi një takim të shkurtër me 15 këshilltarë komunalë dhe përfaqësues të pushtetit lokal, me qëllim të promovimit të platformës Shkruaju (www.pishi.im). Platforma është paraparë si pikë qendrore për informimin, përfshirjen dhe rrjetëzimin e qytetarëve të një komune të caktuar me këshilltarët e zgjedhur komunalë në atë komunë.
Këshilltarët e pranishëm dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale u shprehën të kënaqur me zgjidhjen softuerike dhe shprehën gatishmërinë dhe motivimin për ta përdorur atë në punën e tyre të përditshme. Platforma është zhvilluar në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare dhe është pjesë e një spektri më të gjerë aktivitetesh për të promovuar konceptin e qytetit të hapur.
Qyteti i hapur është një model për avancimin e funksionimit të qyteteve duke krijuar një infrastrukturë të re, më demokratike lokale të hapjes dhe partneritetit me të gjithë ata që marrin pjesë në punën dhe krijimin e një të ardhme më të mirë në qytete: banorët individualë, organizatat në komunitet, administratat e qyteteve, krijuesit e politikave dhe partnerë ndërkombëtarë. Qyteti i hapur arrihet duke krijuar një kulturë të hapjes në këshillat komunalë; duke inkurajuar qeverisjen e hapur në qytete; duke inkurajuar përdorimin e teknologjisë për punë më transparente dhe më pjesëmarrëse të autoriteteve të qytetit; si dhe duke mundësuar qasje më të mirë të qytetarëve në informacionin e qytetit. Në këtë drejtim, është e rëndësishme që qytetarët jo vetëm të kenë qasje në të dhënat e hapura, por edhe të jenë në gjendje të kuptojnë se si këto të dhëna lidhen me nevojat dhe problemet e tyre.
Ndaje: