Fondacioni Metamorfozis e promovoi aplikacionin e parë për celular kundër gjuhës së urrejtjes, që ka për qëllim t’i sjellë informatat nga kjo fushë deri te majat e gishtave të shfrytëzuesve të telefonave celularë. Aplikacioni është zhvilluar me qëllim të kundërvënies sa më efikase të gjuhës së urrejtjes, duke u mundësuar qytetarëve qasje të shpejtë dhe inovative deri te lajmet më të reja nga kjo fushë, si dhe qasje deri te resurset arsimore dhe profesionale, në mesin e të cilave është edhe biblioteka me e-libra, udhëzime interaktive për mundësitë e ndryshme për denoncim të gjuhës së urrejtjes, si dhe pjesëmarrje në ngjarjet që kanë të bëjnë me luftën kundër gjuhën e urrejetjes nëpërmjet kalendarit të integruar.

Аplikacioni, i cili është aplikacioni i parë i këtij lloji për telefona të mençur në botë, mund të shkarkohet pa pagesë për shfrytëzuesit е sistemeve më të popullarizuara Android dhe iOs (gjegjësisht për shfrytëzuesit e iPhone-it dhe iPad-it) nëpërmjet linkut mosurrej.mk/app.

unnamed

Aplikacioni u promovua më 11.12.2014 në kuadër të konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk“, tema e së cilës ishin të drejtat e njeriut në botën digjiale: liria e tëshprehurit, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe mbrojta e privatësisë.

Aplikacioni është zhvilluar duke iu falënderuar përkrahjes bujare të Мisionit të OSBE-së në Shkup dhe Аmbasada e Republikës së Francës në Maqedoni, dhe paraqet pjesë të përpjekjeve për shpërndarjen e njohurive dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive qytetare për zgjidhjen e problemeve të vështira shoqërore të fondacionit Metamorfozis, në kuadër të iniciativës së gjerë kundër gjuhës së urrejtjes. Këto përpjekje janë në bashkëveprim me Fushatën nacionale kundër gjuhës së urrejtjes, e cila është pjesë e Lëvizjes ndërkombëtare kundër gjuhës së urrejtjes të iniciuar nga Këshilli i Evropës (No Hate Speech Movement).

QR код за симнување на мобилната апликација против говорот на омраза.

Ndaje: