Sot, më 19 qershor, nën titullin “Përkushtimi ndaj hapjes për sukses afatgjatë”, Fondacioni Metamorfozis mbajti një prezantim dhe diskutim të rezultateve të Vlerësimit të gjendjes së qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut përmes Indeksit të hapjes për pushtetin ekzekutiv.

Monitorimi kryhet për të tetin vit radhazi, në nivel rajonal, në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe rezultatet e përmbledhura rajonale do të publikohen në shtator, ndërsa fokusi i ngarjes së sotme ishte në rezultatet kombëtare.

Rezultatet i prezantoi Drejtoresha e programeve në Fondacionin Metamorfozis, Dançe Danillovska-Bajdevska. Ajo theksoi se vendi ynë është i vetmi në rajon me Strategji për Transparencë të qeverisë, por zbatimi i strategjisë, megjithatë është i ngadaltë.

Konkluzionet kryesore nga monitorimi i këtij viti tregojnë se progresi në rritjen e transparencës dhe hapjes së pushtetit ekzekutiv (ministrive dhe organet në përbërje të tyre) është në ngecje, rezultatet e përmirësuara nga periudha e kaluar janë ndalur në një nivel të caktuar, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit. Prandaj rekomandohet një zbatim i forcuar i politikave ekzistuese me të cilat avancohet hapja nga ministritë dhe organet ekzekutive, me qëllim të arritjes së progresit për sa i përket hapjes.

Monitorimi kryhet për të tetin vit radhazi, ndërsa rezultatet e përmbledhura kombëtare mund të shihen në këtë lidhje.

Siç theksoi Danillovska-Bajdevska, të gjitha këto procese, gjegjësisht veprimet e ndërmarra për avancimin e hapjes, në thelb ndihmuan Republikën e Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi në pesë vitet e fundit që të jetë vendi, qeveria e të cilit është e renditur më e larta në shkallën e hapjes në rajon.

Në matjen e këtij viti të Indeksit të Hapjes (2023), Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmbush 78,33% të kritereve të përcaktuara për hapje, që është sërish rezultati më i mirë në nivel rajonal. Në matjen e parë rajonale të hapjes së pushtetit ekzekutiv në vitin 2016 Republika e Maqedonisë së Veriut ishte në vendin e fundit në rajon dhe plotësonte vetëm 36% të treguesve. Megjithatë, duhet theksuar se krahasuar me vitin e kaluar, Qeveria ka një rënie të lehtë në përmbushjen e treguesve të hapjes.

Në këtë ngjarje u prezantua puna dhe rëndësia e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (PQH), si dhe zotimet nga Plani i gjashtë Kombëtar i Veprimit, për të cilin foli Gordana Gapiq-Dimitrovska nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si koordinatore kombëtare për PQH

Partneriteti për Qeverisje të Hapur është një proces i rëndësishëm që është unik për nga struktura e tij menaxhuese – në Këshillin për PQH marrin pjesë një numër i barabartë përfaqësuesish të organizatave të shoqërisë civile, të zgjedhur përmes Rrjetit të PQH-së, dhe të institucioneve shtetërore.

Fondacioni Metamorfosis është koordinator i Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për PQH-në. Roli i rrjetit është të mobilizojë dhe të koordinojë përfaqësimin e shoqërisë civile në çështjet e PQH-së, gjegjësisht paraqet një rrjet të organizatave civile aktive që punojnë me përkushtim për t’i inkurajuar institucionet që të punojnë më me përgjegjësi, të kenë transparencën, pjesëmarrjen dhe llogaridhënie më të madhe. Në të njëjtën kohë, Rrjeti përfaqëson një iniciativë të organizuar civile që do ta monitorojë dhe promovojë procesin dhe do të ushtrojë presion për përmirësim.

Fondacioni Metamorfozis për dy dekada punon të mundësojë përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe në llogaridhënien e autoriteteve, me theks të veçantë në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe shkëmbimin e njohurive.

Ngjarja është pjesë e sinergjisë ndërmjet projekteve “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV” të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni, dhe projektit “Përdorimi i mediave të reja për promovimin e transparencës së qeverisë”, të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis si pjesë e konsorciumit të partnerëve të rrjetit ACTION SEE me mbështetje financiare nga Fondi Kombëtar për Demokraci.

Ndaje: