Hapja e njësive të vetëqeverisjes lokale ndaj qytetarëve është çelësi i qeverisjes së mirë në nivel vendor, pasi inkurajon transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, gjë që çon në vendimmarrje më efikase dhe të përgjegjshme. Një transparencë e tillë është e një rëndësie të veçantë në luftën kundër korrupsionit, pasi mundëson mbikëqyrjen publike dhe e zvogëlon hapësirën për keqpërdorime dhe aktivitete të paligjshme.

Këtë nëntor, përmes katër takimeve online, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” dhe Koalicioni Rural e promovuan Listën për vetë-vlerësim për hapjen e vetëqeverisjes lokale. Lista bazohet në metodologjinë e Indeksit të Hapjes në nivel lokal dhe paraqet një instrument nëpërmjet të të cilit njësitë e vetëqeverisjes lokale do të mund të vetë-vlerësojnë hapjen e tyre, gjë që do t’u mundësojë atyre të monitorojnë dhe të zbulojnë më lehtë dhe në mënyrë të vazhdueshme dobësitë dhe mangësitë e tyre, si dhe të fitojnë një pasqyrë më të qartë të transparencës proaktive dhe rolit të saj në qeverisjen e mirë. Listën mund ta shkarkoni këtu.

Në takime morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale nga të tetë rajonet planifikuese, të cilët patën mundësinë të njihen me gjetjet e fundit nga Indeksi i Hapjes së Vetëqeverisjes Lokale për vitin 2024 dhe “Listën për vetë-vlerësim për hapjen e vetëqeverisjes lokale”, dhe më pas u ofrua hapësirë për diskutim dhe pyetje nga pjesëmarrësit.

 

Këto aktivitete janë mundësuar me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas në kuadër të projektit “Transformimi Digjital në Nivel Lokal – Komuniteti i Përfshirë për Rezistencë ndaj Korrupsionit (DIGILOK) i zbatuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural dhe Qendrën për Inovacione Sociale “Blink 42-21”.

Ndaje: