Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID për Pjesëmarrjen Qytetare, e monitoroi zbatimin e Planit Aksional të Strategjisë së Transparencës 2019 – 2021 në gjashtë muajt e parë. Strategjia dhe Plani i saj aksional paraqet një dokument dyvjeçar për periudhën dhjetor 2019 – dhjetor 2021, që i referohet jo vetëm transparencës pasive (e cila edhe aktualisht është detyrim ligjor), por edhe transparencës aktive.

Monitorimi i Planit Aksional bazohej ekskluzivisht në kornizën për monitorimin dhe vlerësimin e suksesit të aktiviteteve të përcaktuara në vetë Strategjinë. Monitorimi i tij u bë nga dy këndvështrime: nëse Plani aksional zbatohet në kohën e duhur dhe nëse zbatohet plotësisht. U përfshinë 16 ministri dhe 34 organe të pushtetit ekzekutiv.

Rezultatet tregojnë se asnjë aktivitet i planifikuar në gjashtë muajt e parë në Planin aksional nuk është zbatuar plotësisht, tre aktivitete janë duke u zhvilluar dhe të gjitha të tjerat ende nuk kanë filluar. Më shumë në lidhje me rezultatet e këtij monitorimi gjashtë-mujor mund të lexoni këtu.

Ndaje: