Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis organizon punëtori “Çfarë është Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së dhe pse është i rëndësishëm?” të dedikuar për organizatat e shoqërisë civile dhe mediat, që do ë mbahet më 16 janar 2025 (e enjte), duke filluar nga ora 10:00, në Dhomën publike (Kids Room).

Kjo punëtori synon të rrisë ndërgjegjësimin midis organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në Maqedoninë e Veriut për rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me Ligjin për Shërbimet Digjitale të Bashkimit Evropian, i cili synon të parandalojë aktivitetet e paligjshme dhe të dëmshme në internet, si dhe përhapjen e dezinformatave, duke siguruar njëkohësisht sigurinë e përdoruesve, duke mbrojtur të drejtat themelore dhe duke krijuar një mjedis të drejtë dhe të hapur për platformat online.

Në kuadër të punëtorisë do të prezantohen edhe gjetjet e analizës për gatishmërinë rregullatore dhe institucionale të Maqedonisë së Veriut për përafrim me Ligjin për Shërbimet Digjitale të BE-së.

Drafti i agjendës për punëtorinë është në dispozicion këtu

Nëse jeni të interesuar të jeni pjesë e kësaj punëtorie dhe vini nga një organizatë e shoqërisë civile ose medie, regjistrohuni në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/abqi3jNx2G2zqvTv6

Punëtoria do të realizohet në kuadër të projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së”, i cili synon të avancojë standardet për të drejtat digjitale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojë për integrimin e tij të suksesshëm në tregun e vetëm digjital. Kjo iniciativë përfaqëson një përpjekje të përbashkët për të adresuar standardet e pabarabarta të të drejtave digjitale në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një qasjeje të përfshirjes së me shumë palëve të interesuara për të arritur ndryshime domethënëse. Duke përdorur si bazë hulumtimin e kryer dhe duke përfshirë palë të ndryshme të interesuara, ne përpiqemi të hapim rrugën për integrimin e suksesshëm të rajonit në ekonominë digjitale, duke i ruajtur njëkohësisht të drejtat themelore në sferën digjitale. Projekti financohet nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, dhe zbatohet nga Partnerët Serbi (Serbi), Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), “Why Not?” (“Pse Jo?”) (Bosnjë dhe Hercegovinë), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi), “Women in Tech Kosovo” (Kosovë) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri).

Ndaje: