Punëtoria u realizua në kuadër të projektit Nxitja e e-përmbajtjeve lokale, kishte për të temë “Të gjithë kemi të kaluar”, dhe filloi me 16 mars, kurse me ndërprerje zgjati 9 ditë, dhe përfundoi ditën e fundit të muajit.
Secili takim, gjatë këtyre 9 ditëve zgjaste nga 3 orë. Punëtoria filloi me 7 anëtarë nga OJQ-ja “Doverba” dhe persona që kanë varshmëri nga droga, mirëpo vetëm 3 veta morën pjesë deri në fund dhe i finalizuan video tregimet e tyre. Pjesëmarrësit e tjerë në punëtori, e ndoqën pjesën fillestare të procesit, gjegjësisht i treguan tregimet e tyre, mirëpo nuk i shndërruan ato në produkt multimedial.
Punëtoria u zhvillua sipas metodologjisë standarde për përgatitje të tregimeve digjitale për transformim, në atmosferë të lirë dhe të relaksuar.
Në fillim, pjesëmarrësit u njoftuan me konceptin e tregimeve digjitale, ndoqën disa tregime të huaja dhe i treguan tregimet e tyre.
Pjesa e dytë e punëtorisë iu kushtua inçizimit të naracioneve dhe përpunimit të tyre. Më tej, pjesëmarrësit i planifikuan dhe i mblodhën fotografitë dhe materialet e tjera multimediale të parapara për t’u përfshirë në produktet finale, e pastaj i përpunuan sipas nevojës.
Në fund, krijuan video tregime të shkurtra me ndihmën e një softueri për përpunim të videove.
Në këtë punëtori u punua me softuer të lirë, mirëpo edhe me softuer komercial për përdor përkohshëm, për shkak të mundësive që i ofronte.
Punëtorinë e realizuan Irina Shumadieva dhe Еlena Ignatova nga Fondacioni Metamorfozis, ndërsa videot e tre pjesëmarrësve, me pëlqimin e tyre, janë në dispozicion onlajn.
Ndaje: