Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis” ishte pjesë e punëtorisë me palët e interesuara për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave (2021-2025) dhe udhërrëfyesit për zhvillimin e një strategjie të re kundër korrupsionit (2026-2030) që u zhvillua më 27 shkurt 2025, në Shkup. Ngjarja u organizua nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNDOC) dhe Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Drejtoresha e programeve, Dançe Danillovska-Bajdevska ishte folëse në sesionin “Rruga drejt Strategjisë së Re”, gjatë së cilës u diskutua afati kohor, prioritetet dhe sfidat për zbatimin e aktiviteteve të Strategjisë Kombëtare aktuale, si dhe u shkëmbyen ide për përgatitjen e një Strategjie Kombëtare të re me cilësi të lartë, të qartë dhe të zbatueshme.

Këtij sesioni i parapriu një sesion në të cilën përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile mbajtën fjalimet e tyre në lidhje me reflektimet nga shoqëria civile dhe sektori privat mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021–2025, si dhe i paraqitën propozimet dhe rekomandimet e tyre për procesin e hartimit të strategjisë së re.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Ndaje: