Kryeministri në dorëheqje, Nikolla Gruevski, të premten, në Kuvend njoftoi se qeveria e tij nuk synon të kryen regjistrimin e popullsisë dhe se deri në fund të këtij viti do furnizohet softuer i cili do mundëson lidhja me njësitë staminale për regjistrimin të jetë në pjesën më të madhe elektronike.

Ne, si organizata qytetare dhe aktivistë të cilët përfaqësojnë dhe lobojnë për kryerjen e një regjistrimi të rregult, konsiderojmë se ky njoftim i Gruevskit nuk është serioz dhe është vetëm një manipulim i qëllimshëm për shfokusim të publikut dhe qytetarëve. E më tepër, sepse zgjidhja e planifikuar “tekniko-teknologjike” nuk i plotëson kriteret për kryerjen e regjistrimit real të popullsisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, ne besojmë se koalicioni aktual qeveritar nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet për të kryer regjistrimin sepse qeveria ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi arsyet se pse dështoi regjistrimi në vitin 2011 dhe nuk morri asnjë përgjegjësi për këtë dështim të tyre të madh dhe serioz. Gruevski doli në publik me pretendimin se qeveria ka parandaluar mashtrim, por deri sot e kësaj dite as autoritetet kompetente nuk ndërmorën asgjë, por edhe askush nuk u përgjigj për tentimin e falsifikimit të regjistrimit. Qytetarët jo vetëm që nuk e dinë pse regjistrimi dështoi, as nuk e dinë se sa miliona euro janë harxhuar nga buxheti i shtetit për këtë operacion të dështuar. E vetmja gjë cila ishte e qartë është se arsyet për dështimin e regjistrimit nuk janë teknike, por kanë prapavijë të thellë politike.

Fakti që, në tre vitet e fundit, qeveria aktuale nuk e bëri as përgatitjen më të vogël për kryerjen e regjistrimit të rregullt dhe fakti që shpallja e realizimit të saj vjen në momentin kur ajo filloi zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit, imponojnë në përfundimin se kjo është vetëm një përpjekje e lirë propagande e Gruevskit për të shkëputur vëmendjen e publikut nga prioritetet kryesore.

Këto ditë, gjithashtu, ne jemi dëshmitarë se qeveria e Gruevskit, brenda natës dhe pa asnjë lloj përgjegjësie dhe serioziteti, solli një vendim për përfundimin e lustrimit, si dhe për shfuqizimin e ligjit për tatimet e honorarëve.

Sjellja e këtillë e autoritetit në mënyrë të qartë të çon në përfundimin se ajo është e gatshme të bëjë gjithçka për të minuar zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe ta çojë atë drejt dështimit.

Duke e pasur parasysh gjithë këtë, ne përsëri theksojmë faktin se qeveria e VMRO-DPMNE dhe BDI nuk ka kredibilitet për të përgatitur dhe për të kryer çfarëdo regjistrimi të popullsisë.

Ne mbetemi konsekuent në përkushtimin tonë për të përmbushur nevojën për kryerjen e regjistrimit në Maqedoni sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo duhet të bëhet nga një qeveri e zgjedhur përmes zgjedhjeve demokratike dhe të lira dhe e cila do të ndërtojë vullnet politik për numërimin e popullsisë sipas të gjitha standardeve dhe regullave ndërkombëtare.

Nënshkruesit e reagimit:

  • OJQ “Infocentar”
  • Qendra maqedonase për arsim evropian
  • Osmi Septemvri
  • Platforma për politikë qytetare – Hajde
  • Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni
  • Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut
  • Civil
  • Paktis
  • Patokazi
  • Arsena
  • Mojot grad
  • Kontrapunt
  • Jadro
  • Qendra për arte bashkëkohore
  • Justicia
  • MED
  • Izida
  • Akcija Plus Resnjë
  • Proficio
  • Forumi CSID
  • Qendra për zhvillim të qëndrueshëm regjional Dibër
  • Koalicioni rural
  • Novus
  • Forumi për hulumtim të politikave të sigurisë “Sekuritas”
  • Organizata e grave Strumicë
  • Kvantum Prima
  • Banka për ushqim
  • Transparencë Maqedoni
  • Heltgruper
  • Gazetarë për të drejtat e njeriut
  • Zëri iniciativ – Prilep
  • Shoqata për të ndihmuar personave të përjashtuar social dhe grupet në rrezik “Skorpion”
  • Aliansa rinore Tetovë
  • QRK Manastir
  • Qendra për art dhe kulturë “Scena”
  • LGBTI Qendra
  • Metamorfozis
  • Fakulteti i gjërave që nuk mësohen
  • Sheshi “Slloboda”
  • Lëvizja qytetare “E dua QTQ”
  • Internet hotline provajder Maqedoni
  • Qendra për trashëgimi kulturore
  • Instituti “Progres”
  • Ambrella
  • AMAN
  • Parkobrani
  • Shoqata për rini, demokraci dhe të drejtat e njeriut “UFUK”
  • Shoqata “Ktheni buzëqeshjen”

Ndaje: