Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, realizoi dy trajnime dy-ditore për të dhënat e hapura. Trajnimet u mbajtën në periudhën nga 31 gusht deri më 3 shtator 2020. Në trajnime morën pjesë zyrtarët për të dhënat e hapura dhe personat që punojnë në fushën e të dhënave të hapura nga 22 institucione shtetërore.
Trajnimet për të dhënat e hapura kishin për qëllim t’i përmirësojë njohuritë dhe shkathtësitë e njerëzve që punojnë në hapjen e të dhënave në institucionet e shtetërore. Gjatë trajnimeve dy-ditore, pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri në lidhje me konceptin dhe përfitimet e të dhënave të hapura dhe aspektet teknike, duke përfshirë formatet e hapura të të dhënave, platformat e të dhënave të hapura, strukturën e grupeve të të dhënave, dimensionet e cilësinë e të dhënave dhe teknikat e filtrimit dhe anonimizimit të grupeve të të dhënave. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit fituan njohuri të avancuara në lidhje me procesin e identifikimit, katalogimit dhe priorietizimit të grupeve të të dhënave, si dhe njohuri praktike për procesin e publikimit të grupeve të të dhënave në portalin data.gov.mk
Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, deri tani janë realizuar gjithsej tre trajnime për të dhënat e hapura të këtij lloji, të në cilat morën pjesë 63 pjesëmarrës nga 28 institucione shtetërore.
Ndaje: