Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, realizoi një trajnim online trajnuesit për të dhënat e hapura. Trajnimi u mbajt më 16 dhe 17 qershor në vitin 2021 dhe u realizua nga ekspertë të Institutit për të Dhënat të Hapura nga Britania e Madhe. Në trajnim morën pjesë 12 pjesëmarrës nga 9 institucione shtetërore.

Qëllimi i trajnimit ishte të avancohen njohuritë dhe aftësitë e punonjësve nga institucionet shtetërore që të mund të trajnojnë nëpunës të tjerë shtetërorë në këtë temë, si dhe të sigurojnë mbështetje për kolegët e tyre për të rritur sasinë dhe cilësinë e të dhënave që i publikojnë.

Gjatë trajnimit dy-ditor, pjesëmarrësit fituan njohuri të avancuara në lidhje me pengesat që ekzistojnë gjatë hapjes së të dhënave nga institucionet shtetërore dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato përmes aplikimit të teknikave të përparuara për përpunimin dhe publikimin e të dhënave.

Në periudhën e ardhshme, pjesëmarrësit në trajnim, në koordinim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të mbajnë trajnime për të dhënat e hapura dhe do t’i mbështesin institucionet në procesin e hapjes së të dhënave.

Ndaje: