Ligji për Shërbimet Digjitale (LShD) i BE-së (Digital Services Act) është një nga aktet ligjore më të rëndësishme Bashkimit Evropian në për rregullimin e platformave digjitale, i cili synon të sigurojë transparencë, përgjegjësi dhe siguri më të madhe për përdoruesit e internetit.

Në Maqedoninë e Veriut, harmonizimi me Ligjin për Shërbime Digjitale të BE-së është thelbësore për të siguruar një hapësirë më të sigurt online dhe duhet të ketë për synim arritjen e një ekuilibri midis mbrojtjes nga përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme dhe garantimit të lirisë së shprehjes.

Rekomandimet nga hulumtimi i kryer nga Fondacioni Metamorfozis mbi implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut janë veçuar si faktor kyç për zbatimin e suksesshëm dhe të drejtë të Ligjit për Shërbimet Digjitale në Maqedoninë e Veriut, pa e rrezikuar lirinë e mediave, të organizatave të shoqërisë civile dhe të drejtat digjitale.

  • Transparenca, pavarësia e organeve rregullatore dhe llogaridhënia në proceset e moderimit të përmbajtjeve janë thelbësore për mbrojtjen e demokracisë digjitale.
  • Vetëm nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, ku organizatat e shoqërisë civile, gazetarët dhe përdoruesit janë pjesë e procesit të monitorimit dhe zbatimit, Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së do të jetë në gjendje të përmirësojë mjedisin digjital në Maqedoninë e Veriut.

Hulumtimi i plotë gjendet në: https://metamorphosis.org.mk/sq/izdanija_arhiva/implikimet-e-ligjit-per-sherbime-digjitale-te-be-se-mbi-organizatat-e-shoqerise-civile-dhe-gazetaret-hulumtues-ne-maqedonine-e-veriut/

Hulumtimi është kryer në kuadër të projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së”, financuar nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, dhe zbatohet nga Partnerët Serbi (Serbi), Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), “Why Not?” (“Pse Jo?”) (Bosnjë dhe Hercegovinë), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi), “Women in Tech Kosovo” (Kosovë) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri).

Ndaje: