Kur bëhet fjalë për lexim gjatë verës, shumica do të zgjidhnin përmbajtje të lehta argëtuese, por për ata që janë të interesuar për diçka më të thellë, ne kemi një rekomandim të shkëlqyeshëm.

“Mirazhi i së vërtetës: kompleksitetet dhe sfidat e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” është lexim i përsosur për ata që duan të mësojnë më shumë rreth peizazhit të dezinformimit në rajon.

Publikimi mbulon tema të tilla si: kapacitetet e qeverive për t’u përballë me dezinformatat, mjediset legjislative për taktikat kundër dezinformimit, rregullimi i hapësirës digjitale, përshtatjet e plan-programeve mësimore dhe mundësitë dhe kufizimet e mekanizmave për bashkëpunim të të gjithë shoqërisë.

 

Publikimin mund ta shihni këtu dhe është botuar në kuadër të projektit Forcimi i rezistencës shoqërore dhe lufta kundër dezinformatave të vazhdueshme të huaja në 6 vende të Ballkanit Perëndimor.

Pjesa që i referohet situatës në Maqedoninë e Veriut është përgatitur nga drejtori i Fondacionit Metamorfozis – Bardhyl Jashari.

Ky publikim rekomandohet veçanërisht për studiuesit dhe praktikuesit e ardhshëm pasi do t’i inkurajonte të mendojnë se si dezinformimi ndikon në të gjithë ekosistemin shoqëror, nga siguria dhe politika e jashtme deri te qeverisja, media dhe arsimi.

Ndaje: