Мени

Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA

Partnerët që e realizojnë projektin:  Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), CRTA- Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi), Open Data Kosovo (Kosovë) dhe Lëvizja Mjaft! (Shqipëri).

Agjenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor:

Agjenda Digjitale është një iniciativë e zhvilluar nga Bashkimi Evropian, e cila gjithashtu është zgjeruar dhe miratuar edhe për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka për qëllim të sigurojë se qytetarët e rajonit do t’i shfrytëzojnë përfitimet e transformimit digjital. Përkushtimi ndaj agjendës digjitale do të sigurojë që qytetarët t’i kenë aftësitë për t’i përmbushur kërkesat e ekonomisë së re dhe do të ndihmojë për modernizimin e administratave publike, forcimin e sigurisë në internet, rritjen e lidhshmërisë, si dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit.

Çfarë do të thotë kjo për qytetarët?

Me zbatimin e agjendës digjitale, qytetarët do t’i zhvillojnë aftësitë e tyre për të përdorur më shumë shërbime qeveritare që janë të disponueshme në internet, pa u brengosur për privatësinë e tyre. Përveç kësaj, me digjitalizimin e shërbimeve, qytetarët do të jenë në gjendje të lidhen dhe ta përmirësojnë klimën e biznesit, e cila aktualisht zhvillohet përmes procedurave burokratike.

Cili është roli i ICEDA-s në gjithë këtë?

Publiku nuk ka shumë njohuri dhe shumë informacion mbi agjendën digjitale të BE-së dhe kjo është arsyeja pse projekti ICEDA synon ta rrisë pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile –  OJQ-ve në promovimin, formësimin dhe zbatimin e agjendës digjitale në Ballkanin Perëndimor. Si të tillë, partnerët që do ta zbatojnë projektin gjatë tre viteve të ardhshme, do të punojnë në rritjen e kapaciteteve të OJQ-ve dhe të mediave për t’u përballur me sfidat që lidhen me agjendën digjitale, si dhe për ta promovuar agjendën digjitale në nivel kombëtar dhe lokal. Për më tepër, aktualisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka shumë shërbime digjitale të institucioneve publike që janë të disponueshme për qytetarët. Disa nga këto shërbime janë: deklarimi i tatimeve, pagesa përmes internetit e shërbimeve komunale, regjistrimi i biznesit të ri etj. ICEDA do ta rrisë përdorimin e e-shërbimeve duke promovuar dhe kontribuar në zgjidhjen e problemeve që e pengojnë përdorimin e tyre më të gjerë, si dhe do të angazhohet për futjen e shërbimeve të reja cilësore nga autoritetet në të gjitha nivelet.

Çka do të bëjë ekipi i ICEDA-s?

Ne do të bashkëpunojmë me OC-të, mediat, institucionet shtetërore dhe qytetarët për ta përmirësuar agjendën për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të arrihet duke:

  • Siguruar hulumtime për zbatimin aktual dhe zhvillimin e e-qeverisjes dhe monitorimin e procesit në kohëzgjatje prej tre vitesh;
  • Ofruar trajnime dhe mundësi për ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve, mediave dhe vendimmarrësve;
  • Do të krijojne një rrjet rajonal të OJQ-ve që do të avokojë për agjendën digjitale;
  • Ndajë grante të vogla për 30 OJQ për ta promovuar dhe avancuar agjendën digjitale, duke krijuar 15 qendra lokale për përkrahje të e-qeverisjes dhe për iniciativa për përfaqësim;
  • Ofruar mbështetje për qytetarët dhe grupet e cenueshme në përdorimin e shërbimeve ekzistuese të e-qeverisjes.

Deri në vitin 2023, ICEDA do të ketë:

  • Do të krijoj një rrjet të fortë rajonal të OJQ-ve të autorizuara dhe shërbime të përmirësuara digjitale;
  • Do të ketë 15 qendra lokale të formuara për mbështetjen e e-qeverisjes të udhëhequra nga anëtarët e rrjetit të OJQ-ve.
  • Do të rritet kërkesa për shërbime digjitale dhe përdorimin e tyre të shtuar;
  • Përmirësuar bashkëpunimin ndër-sektorial midis OJQ-ve dhe institucioneve shtetërore për një agjendë gjithëpërfshirëse digjitale të përqendruar te qytetarët.