Analizë e arritjeve nga Marrëveshja e Përzhinos

Në brifingun e sotëm për gazetarët, të mbajtur në orën 11 në klubin GEM në Shkup, u prezantua analiza “Rruga e gjatë deri te Përzhinoja: Para reforma e pastaj zgjedhje!”, e përgatitur nga Qendra maqedonase për arsim evropian, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM, OJQ-ja “Infocentar”, Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni, Transparencë Maqedoni, Fondacioni Metamorfozis dhe Instituti për të drejtat e njeriut.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, para së gjithash ambasadori i BE-së, Aivo Orav dhe ai i SHBA-ve, Xhes Bejli, bënë përpjekje për përcaktimin e një procesi që do ta zgjidhte dilemën se a janë përmbushur obligimet për mbajtjen e zgjedhjeve, me atë që më 28 janar 2016 i dërguan një letër kryeministrit Emil Dimitriev dhe liderëve të katër partive më të mëdha politike në Maqedoni. Në letër, ata e morën përsipër obligimin që deri më 20 shkurt 2016 të përgatisin vlerësim preciz të zbatimit të reformave që kanë të bëjnë me zgjedhjet, e të cilat janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos dhe të Prioriteteve urgjente për reforma, të strukturuara në tre pika.
dogovorot-od-przino

Në prag të publikimit të vlerësimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të Ambasadës së SHBA-ve më 20 shkurt të vitit 2016, shtatë organizatat qytetare që bëjnë analiza të rregullta dhe të jashtëzakonshme mbikëqyrëse të disa temave nga Marrëveshja e Përzhinos, vendosën të bëjnë një analizë të shkurtër të arritjeve dhe të problemeve në tre fushat e përfshira në letër.

Analiza ofron përfundime dhe rekomandime me të cilat do të jepet përgjigje në pyetjen thelbësore: Çka është ajo që akoma duhet të bëhet që në Maqedoni të ketë kushte për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike? Këto shtatë organizata vazhdimisht e kanë përfaqësuar qëndrimin se dhënia e përgjigjes në këtë pyetje është shumë më e rëndësishme se sa pyetja teknike në cilën datë do të mbahen zgjedhjet.

Analizën e plotë mund ta shkarkoni më poshtë.

Ndaje: