Fondacioni Metamorfozis ka kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve”, e cila do të mbahet prej 4 deri më 5 prill 2023. Konferenca organizohet në formatin hibrid dhe do të mbahet në Hotelin Meriot (Shkup), ku një pjesë e pjesëmarrësve do të kenë mundësi të ndjekin fizikisht ngjarjen, ndërsa pjesa tjetër mund të ndjekë sesionet online përmes platformës ZOOM.
Konferenca organizohet në frymën e një transformimi digjital gjithëpërfshirës dhe efikas të bazuar në nevojat e qytetarëve, që nuk lë hapësirë për cenimin e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut, e as për përjashtimin digjital të asnjë komuniteti. Ajo do të mbledhë përfaqësues të institucioneve, sektorit qytetar, medias, institucioneve akademike, aktivistë, praktikues dhe qytetarë, duke u ofruar atyre hapësirë për të eksploruar transformimin digjital përmes prizmit të e-qeverisjes inteligjente, ndarjes digjitale, privatësisë, inteligjencës artificiale, rezistencës kibernetike dhe luftës hibride.
Na ndiqni për më shumë informacione.
Konferenca organizohet si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: