Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 18-të të konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” e cila do të mbahet nga data 6 deri më 7 dhjetor 2022 në Shkup, Maqedonia e Veriut, dhe do të jetë me temën “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri”.

Konferenca do të diskutohet për privatësinë dhe sigurinë në epokën digjitale, si dhe për nxitjen dhe kultivimin e një shoqërie rezistente kibernetike. Këto tema do të trajtohen përmes diskutimeve në panel për transformimin digjital të administratës publike dhe shoqërive në vendet e Ballkanit Perëndimor, respektimin e të drejtave të njeriut në hapësirën online, sigurinë kibernetike, mbikëqyrjen dhe përpunimin e të dhënave biometrike, privatësinë, si dhe aktivizmin online. dhe tejkalimin e hendekut gjinor të profesionistëve për sigurinë kibernetike. Temë e diskutimit do të jetë edhe lufta kundër dezinformatave në kohë lufte, dezinformatat si kërcënim i sigurisë për demokracinë, efektet e dezinformatave dhe ndikimet e huaja malinje mbi demokracinë e Maqedonisë së Veriut, si dhe demistifikimi i verifikimit të fakteve në Facebook.

Aktivistë, ekspertë, gazetarë, nëpunës shtetërorë dhe mbështetës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë do t’i ndajnë pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi temën “Rezistenca kibernetike për liri dhe siguri”.

Më shumë informata lidhur me konferencën do të publikohen së shpejti…

Na ndiqni!

Ndaje: