Fondacioni Metamorfozis ju fton përzemërsisht në edicionin e 19-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”, që do të organizohet më 19 dhjetor 2023, në Shkup, Maqedonia e Veriut, këtë vit në temën “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibri të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë”. Konferenca do të organizohet në format hibrid dhe do të mbahet në Hotelin – “Meriot” në Shkup (salla Ballroom I), me ç’rast disa nga pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ngjarje fizikisht, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të mund t’i ndjekin seancat online përmes platformës ZOOM dhe përmes Facebook Live në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook.
Inteligjenca artificiale hap mundësi të papara për inovacion në sektorë të ndryshëm, nga shëndetësia dhe transporti, deri te arsimi dhe argëtimi. Megjithatë, ky përparim i shpejtë i teknologjisë njëkohësisht ngre çështje kyçe për atë se si të mbrohen të drejtat themelore të njeriut. Arritja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe llogaridhënies është me rëndësi thelbësore për të siguruar një peizazh digjital që përfshin zgjidhjen e çështjeve të tilla si privatësia, paragjykimi, diskriminimi dhe përdorimi etik i IA-së për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Ashtu siç inteligjenca artificiale vazhdon ta formësojë botën tonë, nevoja për të mbrojtur të drejtat e njeriut pa e ngulfatur përparimin teknologjik po bëhet sfidë më e madhe.
Na ndiqni për më shumë informacion.
Konferenca “e-Shoqëri.mk” organizohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në sinergji me projektet “Qendra kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, dhe projektin “Qeverisja e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF) dhe Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar. Pikëpamjet e shprehura gjatë konferencës nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimet e donatorëve.
Ndaje: