Fondacioni Metamorfozis shpall edicionin e 17-të të konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” që do të mbahet nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor 2021. Edicioni i këtij viti do të jetë në temën “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”.

Në konferencën “e-Shoqëri.mk” do të takohen ekspertë, aktivistë, gazetarë, nëpunës shtetërorë dhe mbështetës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë për të ndarë pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi temën “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”. Në konferencë do të diskutohet për gjendjen e demokracisë sot, si dhe se në lidhje me atë se si teknologjia e formëson përkufizimin të qeverisjes së mirë dhe angazhimit qytetar në kushtet moderne. Gjithashtu do të diskutohen edhe sfidat e epokës digjitale me fokus të veçantë në dezinformimin dhe sigurinë në internet.

Me qëllim të promovimit të vlerës së të dhënave në epokën digjitale, në kuadër të konferencës “e-Shoqëri.mk” do të mbahet edhe një Hakaton për të dhënat e hapura. Qëllimi kryesor i Hakatonit është t’i sjellë të dhënat e hapura më afër qytetarëve dhe t’i prezantojë ato në mënyrë të thjeshtë dhe inovative.

Konferenca do të jetë në format hibrid me ç’rast në ditën e parë të konferencës (30 nëntor) dhe në ditën e fundit të konferencës (3 dhjetor) disa nga pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ngjarje drejtpërdrejt, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të mund t’i ndjekin seancat online përmes platformës ZOOM. Në ditët tjera të konferencës, seancat do të jenë të ndiqen vetëm në platformën me video ZOOM.

Më shumë informata në lidhje me konferencën do të publikohen së shpejti.

Na ndiqni!

 

 

Ndaje: