Intervistë me: Mila Josifovska Danilovska

Mila Josifovska Danilovska është menaxhere e programit për llogaridhënie sociale dhe të drejtat e njeriut në internet në Fondacionin Metamorfozis për Internet dhe Shoqëri. Ajo do të jetë pjesë e një paneli në seksionin e programit të projekteve të suksesshme në ditën e dytë të konferencës.

E gjithë intervista është e marë prej DISCO Slovenia – Digital Sovereignty Conference.

🪩 DISKO:

Çfarë do të thotë sovraniteti digjital për ju? Si (përpiqeni) të jetoni një jetë sovrane digjitale?

🎤 Mila Josifovska Danilovska:

Marrëdhënia ime me sovranitetin digjital luhatet çdo ditë bazuar në risitë që mësoj. Në përgjithësi, gjithçka varet nga unë që jam në gjendje ‘të kontrolloj fatin tim digjital’. Unë përpiqem ta ruaj këtë kontroll duke praktikuar higjienë të mirë kibernetike dhe duke u njohur me çdo zhvillim dhe tendencë të re që mund t’i përdor në avantazhin tim.

🪩 DISKO:

Deri sa ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike në fushën e IA, cila e drejtë digjitale mendoni se është më e rrezikuar?

🎤 Mila Josifovska Danilovska:

Privatësia. Sistemet e IA bazohen në masë të madhe të informacioneve për të funksionuar me sukses, gjë e cila mund që të risë shqetësime kur informacioni individual meret ose potencialisht keqpërdoret pa dijeninë ose lejen e atij personi. Algoritmet e mbikëqyrjes së IA mund të trashëgojnë paragjykime të pranishme në të dhënat e trajnimit, të cilat mund të cenojnë të drejtat digjitale të individëve duke përjetësuar pabarazitë dhe diskriminimin.

🪩 DISKO:

Për çfarë kërcënimi tjetër jeni e shqetësuar? A keni ndonjë njohuri se si mund ti qasemi kësaj si shoqëri?

🎤 Mila Josifovska Danilovska:

Siguria kibernetike është një kërcënim i përhershem në regjionin e Balkanit Perendimor, veçanërisht në dritën e gatishmërisë së kufizuar të demonstruar nga institucionet dhe qytetarët. Për të kultivuar dhe mbështetur një shoqëri që është rezilente ndaj kërcënimeve kibernetike, një qasje me shumë palë është e domosdoshme.

🪩 DISKO:

Si mund të ndihmojnë ngjarje të tilla si DISCO Sllovenia 2023 në nxitjen e bashkëpunimeve dhe partneriteteve ndërkombëtare në promovimin e sovranitetit digjital dhe mbrojtjen e lirive civile në botën e ndërlidhur?

🎤 Mila Josifovska Danilovska:

Duke pasur parasysh ngjashmëritë e kontekstit lokal që ne punojmë në rajon, kjo është mundësia e përsosur për ne që të njohim shembuj të ndryshëm të fuqisë transformuese të shoqërisë civile aktive dhe të angazhuar në kontekstin e sovranitetit digjital dhe të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit. Së bashku, ne mund të nxjerrim në pah politikën e teknologjisë dhe të rrisim ndërgjegjësimin për problemet ekzistuese, por edhe të krijojmë aleanca të reja në adresimin e tyre në një nivel më të lartë.

🪩 DISKO:

Çfarë do të konsideronit inxhinieri të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse? Cilat janë konsideratat kryesore etike që duhet të drejtojnë zhvillimin dhe vendosjen e teknologjive në zhvillim për të siguruar sovranitetin digjital dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut?

🎤 Mila Josifovska Danilovska:

Inxhinieria e përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse ka një rol në krijimin e ekosistemeve teknologjike që fuqizojnë individët, respektojnë autonominë e tyre dhe rrisin të drejtat e tyre dixhitale. Kjo është arsyeja pse është thelbësore përfshirja e transparencës në hartimin dhe funksionimin e teknologjisë, sigurimi i aksesit të barabartë dhe përfitimet nga teknologjia, minimizimi i paragjykimeve dhe diskriminimit, mbrojtja e privatësisë dhe nxitja e llogaridhënies për zhvilluesit, operatorët dhe përdoruesit e këtyre teknologjive. Inxhinieria gjithëpërfshirëse duhet të angazhohet në mënyrë aktive me aktorë të ndryshëm, duke përfshirë komunitetet e margjinalizuara, për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe nevojat e tyre të adresohen.

🪩 DISKO:

Çfarë këshille do t’u jepnit individëve se si të lundrojnë me përgjegjësi në mjedisin online në lidhje me privatësinë dhe të drejtat e tyre digjitale? A ka ndonjë program apo mjet specifik që do të rekomandonit?

🎤 Mila Josifovska Danilovska:

Mund të tingëllojë si një klishe, por kjo shkon në shumë mënyra nga të qenit i vetëdijshëm se çfarë informacioni ndani për veten ose të tjerët, çfarë lloj përmbajtjeje keni akses dhe se në çfarë mashtrimesh më së lehti bini viktime, çfarë jeni dakord në Termat dhe kushtet, deri në faktin nëse me veprimet tuaja po rrezikoni të drejtat digjitale dhe privatësinë e njerëzve të tjerë. Kjo është arsyeja pse arsimimi digjital dhe edukimi mediatik janë të një rëndësie kyçe që qytetarët të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike dhe të lundrojnë me kompetencë dhe etikë në mjedisin online. Në rast se privatësia ose të drejtat tuaja digjitale rrezikohen, shikoni këto web-faqe të cilat janë falas: Paketa digjitale e ndihmës së parë dhe paketa e veglave të sigurisë kibernetike.

🪩 DISKO:

A mund që të rekomandoni një libër që ne të gjithë duhet ta lexojmë para konferencës, një podkast të cilin duhet ta ndjekim dhe/ose një web faqe që duhet ta kemi parasyshë?

🎤 Mila Josifovska Danilovska:

Shikoni Podcast-in e Akademisë së Qeverisjes Digjitale për Qeverisjen Dixhitale dhe përshtatuni me atë në tetor ku do të flas për rritjen e angazhimit qytetar në agjendën digjitale për Ballkanin Perëndimor.

🪩 DISKO:

Çfarë melodie duhet të shtojmë patjetër në listën e melodive në festën e hapjes?

🎤 Mila Josifovska Danilovska:

Dancing Queen by Abba.

 

 

Ndaje: