Мени

Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projektit

Informata kryesore

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, përmes programit “Llogaridhënia shoqërore” kërkon ta forcojë rolin e sektorit civil në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore, vetëqeverisjes lokale dhe sektorit privat. Aktivitetet që i realizon Fondacioni “Metamorfozis” në kuadër të këtij programi synojnë krijimin e një mjedisi në të cilin zëri i qytetarëve do të ndikojë dhe do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve, sigurimin e informatave dhe mjeteve për mënyrën e kërkimit të përgjegjësisë, dhe për përmirësimin e marrëdhënieve dhe besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Në kuadër të programit Përgjegjësia shoqërore, Fondacioni “Metamorfozis” do të punësojë një udhëheqës të projektit.

Përgjegjësitë e udhëheqësit/ses

  • Ta koordinojë mbështetjen që Fondacioni “Metamorfozis” ua ofron institucioneve shtetërore në nivelin qendror dhe lokal (komunave) për t’i hapur të dhënat e tyre.
  • T’i koordinojë aktivitetet e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe organizatave lokale të shoqërisë civile për të drejtën për qasje të lirë dhe të lehtë në të dhënat dhe informatat.
  • T’i mbikëqyrë dhe t’i mbështesë aktivitetet e partnerëve lokalë për përfaqësim për një hapje më të madhe të komunave.
  • Të organizojë konsultime për krijimin e Planit Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur midis qeverisë dhe sektorit civil (dhe më gjerë).
  • Ta monitorojë zbatimin e Planit Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur.
  • Të bashkëpunojë me kolegët në “Metamorfozis” për implementimin e suksesshëm të gjithmbarshëm të projekteve dhe aktiviteteve programore.

Udhëheqësi/ja do t’i raportojë drejtpërdrejt menaxherit të programit për Përgjegjësi shoqërore.

 

Kërkesat dhe aftësitë personale të nevojshme

  • Të ketë të kryer arsim të lartë;
  • Të ketë njohuri për konceptin e të dhënave të hapura (open data);
  • Shkathtësi praktike të TI-së që janë relevante për zbatimin e konceptit të të dhënave të hapura;
  • Aftësi për ta promovuar konceptin e të dhënave të hapura në nivelin e politikave lokale dhe para publikut;
  • Njohuri për iniciativën për Partneritetin për Qeveri të Hapur (Open Government Partnership);
  • Shkathtësi për organizimin e plotë të ngjarjeve të përmasave të mëdha;
  • Komunikim në kohë me një numër të madh të partnerëve/palëve;
  • Aftësi komunikimi;
  • Shkathtësi analitike dhe gatishmëri për të mësuar;
  • Qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar duke i respektuar në mënyrë të rreptë afatet kohore;
  • Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës maqedonase (me gojë dhe me shkrim);
  • Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim);
  • Gatishmëri për udhëtime zyrtare në vend dhe/ose jashtë tij.


Lloji i punësimit

Udhëheqësi/ja do të punësohet për një periudhë të caktuar 2 vjeçare me mundësi për vazhdimin e kontratës.


Kushtet për aplikim

Kandidatët/et e interesuar/a që i plotësojnë kërkesat e mësipërme duhet të dërgojnë biografinë e punës (CV) dhe një letër të shkurtër interesi. Aplikimet duhet të dërgohen me e-mail në konkurs@metamorphosis.org.mk deri më 23.02.2020.

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.

Fondacioni “Metamorfozis” ofron mundësi të barabarta për të gjithë të interesuarit dhe nuk diskriminon në asnjë bazë gjatë punësimit.