Komisioni Evropian dhe Këshilli duan të miratojnë dispozitë e cila do t’u mundësojë ofruesve të shërbimeve të internetit (ISP) të bëjnë diskriminim ndërmjet klientëve dhe të kërkojnë pagesë plotësuese për lloje të ndryshme të shërbimeve të internetit.

Меtamorfozis i bashkangjitet fushatës “Shpëtoje internetin” për ruajtjen e neutralitetit të hapësirës së internetit, të cilën e realizojnë disa organizata qytetare nga Evropa.

save-the-internet

Vetëm ata që do të paguajnë më tepër do të kenë qasje më të lehtë deri te publiku në internet, duke e vrarë në atë mënyrë çiltërsinë e tij, e cila paraqet shtytje për suksesin social dhe ekonomik të internetit.
Internetin siç e dijmë sot, u ofron liri dhe mundësi të barabarta për sukses të gjithëve, mirëpo pa neutralitetin e internetit, ofruesit e shërbimeve të internetit bëhen “rojtarë” që do të ofrojnë linjë të drejtpërdrejtë të internetit të shpejtë për ata që do të paguajnë dhe linjë të ngadalshme të internetit për të tjerët.

Javën e kaluar, Parlamenti Evropian e përfundoi propozimin e dytë të kompromisit për neutralitetin e internetit dhe ua dërgoi vendeve anëtare (që janë të përfaqësuara në Këshillin e Bashkimit Evropian) dhe Komisionit Evropian. Kjo do t’i mundësojë Këshillit dhe Komisionit të bëjnë presion mbi Parlamentin që ta pranojë kompromisin përfundimtar këtë javë.

Negociatat kanë hyrë në fazën e quajtur “trialog”, në të cilën, të gjitha tre institucionet e BE-së negociojnë për tekstin përfundimtar të ligjit të ri.

Shihni se si ka rrjedhë procesi dhe cilët janë politikanët që mbajnë përgjegjësi:

netneutrality

Ndaje: