Jeta jonë është bërë e paimagjinueshme pa internetin dhe ai është bërë një mjet i fuqishëm që e përdorim çdo ditë, si për qëllime profesionale ashtu edhe për ato personale.

Interneti na jep shumë mundësi për të kursyer kohë dhe burime, për të mësuar aftësi të reja dhe për t’u dhënë përparësi përsëri vlerave. Megjithatë, me rritjen e përdorimit të internetit, jemi dëshmitarë të një numri në rritje të rreziqeve që vijnë me të.

Të qenit prezent në rrjetet sociale dhe të kesh çfarëdo lloj prezence online është bërë diçka e zakonshme, sidomos tek të rinjtë. Na pëlqen të shohim se çfarë bëjnë njerëzit e tjerë në rrjetet sociale dhe t’i ndajmë fotot dhe videot tona në mënyrë që të tjerët të mund të shohin se çfarë bëjmë ne.

Por, a e dimë se çfarë ndodh me të dhënat tona pasi t’i ndajmë ato? A e dimë se cilat të dhëna duhet ose nuk duhet të ndahen?

Pajisjet tona janë lidhja jonë me të tjerët, por a ndalemi së menduari se çfarë do të ndodhte nëse gjërat që i ndajmë në internet do të keqpërdoreshin?

Të mësosh se si të sillesh me përgjegjësi në internet dhe si ta përdorësh teknologjinë në mënyrë të sigurt është një gjë që duhet kuptuar si detyrim. Por, si detyrim ndaj vetes, sepse në fund të fundit, ne jemi ata që mund të lëndohemi në atë proces.

 

Të gjitha aktivitetet tona në internet mund të përdoren, dhe tashmë përdoren, për ndonjë qëllim. Reklamat që i klikoni do t’i ushqejnë algoritmet në mënyrë që të dalin më shumë reklama të ngjashme, muzika që e dëgjoni në YouTube do të paracaktojë sugjerimet tuaja muzikore etj. Dhe këto janë vetëm disa nga gjërat standarde për të cilat përdoren të dhënat tona. Megjithatë, ajo për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm është se ka njerëz keqdashës që mund t’i keqpërdorin fotot tona, të cilët mund t’i përdorin informacionet personale që janë të disponueshme për ne, si p.sh. vendlindja, shkolla ku kemi mësuar ose ku ishim dje (veçanërisht për njerëzit që duan t’i ndajnë vendndodhjet kudo që shkojnë).

Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat kombet në mbarë botën po luftojnë në të gjitha nivelet. Duhet të kuptojmë se megjithëse teknologjia po evoluon shumë shpejt, faktori njerëzor mbetet një nga sfidat më të mëdha në të gjitha aspektet.

Pra, është detyra jonë të mbrohemi në mënyrë që të paktën t’i mësojmë bazat se si të jemi të përgjegjshëm dhe të sigurt në internet e megjithatë ta përdorim atë sipas nevojave tona.

 

————————————————————————————————————————————

Ky tekst është përgatitur me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e kësaj storje hulumtuese është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: