Në kuadër të projektit “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i një ekosistemi gjithëpërfshirës” më 7 dhe 8 Mars, në hapsirat e MladiHub, u organizua trajnimi për oficerët për mbrojtjen e të dhënave personale të institucioneve shtetërore. Qëllimi i trajnimit ishte që ti përforcojë kapacitetet e pjesëmarrësve lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat e mundshme të TIK-ut në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe të njihen me shembuj të shfrytëzimit të intelegjencës artificiale në sketorin Publik në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Përpos përforcimit të kapaciteteve, ky trajnim ofroi edhe platformë për ndarjen e përvojës, mendimeve si dhe praktikave të mira që janë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në punët e përditshme të pjesëmarrësve.

 

Ndaje: