Në fillim të muajit korrik, në Bukuresht, Rumani, u mbajt takimi i regullt i partnerëve të programit për aktivizëm digjital të TechSoup, në të cilin mori pjesë edhe ekipi i Fondacionit Metamorfozis.

Takimi u mbështet dhe u organizua nga partnerët romunë, Funky Citizens. Në takim u diskutua për statusin e aktiviteteve të projektit, sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat e përfshira dhe planet për të ardhmen. Takimi ofroi mundësi që partnerët të ndajnë historitë e tyre të suksesit dhe shembujt pozitivë, dhe gjithashtu të diskutojnë se si të vëzhgojnë dhe të matin ndikimin e aktiviteteve të ndërmarra. U ndanë mënyra inovative të komunikimit dhe u shkëmbyen përvojat dhe temat dhe sfidat më të fundit rajonale për shoqërinë civile.

Ndaje: