Arritja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë është thelbësore për të siguruar një mjedis digjital që e përfshin adresimin e çështjeve të tilla si privatësia, paragjykimet, diskriminimi dhe përdorimi etik i inteligjencës artificiale për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Ndërsa inteligjenca artificiale vazhdon të futet në jetën tonë të përditshme, nevoja për të mbrojtur të drejtat e njeriut pa penguar progresin teknologjik bëhet sfida më e madhe.

Pa e reduktuar rëndësinë e kuptimeve dhe parimeve të tjera, Hulumtimi mbi efektin e teknologjive të reja, me fokus të veçantë në inteligjencën artificiale, mbi të drejtat e njeriut në internet dhe zhvillimi i standardeve etike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet gjatë vendimmarrjes së automatizuar” i veçon standardet etike në vijim të cilat njihen si pikënisje për krijimin, aplikimin dhe përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale dhe të cilat duhet të paraqesin rregulla të zbatueshme, të denja dhe të pacenueshme të ruajtjes të dinjitetit njerëzor për shkak të sigurisë, besueshmërisë dhe përgjegjësisë ndaj njerëzve.

Shikoni të gjithë hulumtimin.

Këto vizualizime u përgatitën në kuadër të projektit Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Epokën e Inteligjencës Artificiale – Metamorfozis me mbështetjen e Odës Amerikane të Avokatëve – Iniciativa për Sundimin e Ligjit.

Përmbajtja e paraqitur në këto vizualizime është vetëm e autorëve dhe nuk është miratuar nga Dhoma e Delegatëve ose Bordi i Guvernatorëve të Odës Amerikane të Avokatëve, e as nga Iniciativa për Sundimin e Ligjit e Odës Amerikane të Avokatëve, e as nuk përfaqëson qëndrimin ose politikën e Odës Amerikane të Avokatëve/Iniciativës për Sundimin e Ligjit. Për më tepër, asgjë në këtë vizualizim nuk duhet të konsiderohet si dhënie këshillash juridike për raste konkrete. Përmbajtja është përgjegjësi e Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit ose të ABA/ABA ROLI-t.

Ndaje: