Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se programi për donacione Symantec tani është në dispozicion në Ballkan nëpërmjet platformës për donacione softuerike TechSoup Balkans (www.techsoupbalkans.org).

Programi për donacione Symantec në TechSoup i ofron produktet Symantec Enterprise dhe Symantec Norton për organizatat e kualifikuara jofitimprurëse dhe humanitare nga vendet e Ballkanit duke e përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Produktet Symantec Enterprise përdoren për ta rritur sigurinë në kompjuterët e lidhur në rrjet. Donacionet Symantec përfshijnë produkte që mund të përdoren në mjediset afariste të vogla dhe dhe të mesme, si dhe të mëdha.

Këto produkte mund ta rrisin sigurinë dhe performancën edhe në pajisjet individuale që nuk janë pjesë e rrjeteve që menaxhohen në kuadër të korporatave ose ndërmarrjeve.

I ftojmë të gjitha organizatat që nuk janë të regjistruara në platformën për donacione softuerike TechSoup Balkans (www.techsoupbalkans.org) të regjistrohen dhe të aplikojnë për donacion.

Programin për donacione Techsoup Balkans, ofron një paletë e gjerë e produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse dhe për bibliotekat publike, të cilat mund t’i fitoni duke paguar vetëm një taksë administrative. Për t’u furnizuar me zgjidhjet softuerike nëpërmjet kësaj platforme si dhe për të marrë donacione, së pari duhet të regjistroheni nëpërmjet këtij linku: https://www.techsoupbalkans.org/al/user/register.

Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse që kanë status të Shoqatës së qytetarëve ose të fondacionit në Regjistrin e shoqatave dhe lidhjeve.

Ndaje: