Më 24 prill 2017, në Qendrën informative në Podgoricë të Malit të Zi, u mbajt takimi i tretë i partnerëve të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i projektit, si dhe organizatat partnere – Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

20170424104500

Në takim u diskutuan rezultatet rajonale nga hulumtimi për Indeksin e nivelit të hapjes së institucioneve, si dhe hapat dhe aktivitetet e ardhshme të projektit.

20170424104532

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrja në mekanizmat për marrjen e vendimeve, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ky projekt implementohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Ndaje: