Sot, më 13 tetor, me kërkesën tonë, u mbajt një takim midis Fondacionit Metamorfozis dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Në takim, ministrit të ri Jeton Shaqiri iu prezantua projekti “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”. Ky projekt është i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, kurse MSHIA-ja është partner shoqërues.

Në takim morën pjesë përfaqësues të MSHIA-së, duke përfshirë Ministrin Jeton Shaqiri dhe Elena Mançevën – Këshilltare e ministrit për mbështetje informatike dhe anëtare e trupit këshilldhënës të ekspertëve të ICEDA, ndërsa përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis që ishin të pranishëm në takim ishin Bardhyl Jashari – Drejtor ekzekutiv dhe Milla Josifovska Danilovska – Menaxhere e programit “Përgjegjësia Shoqërore dhe Të Drejtat e Njeriut Online”.

Përveç njoftimit të Ministrit me projektin dhe diskutimit për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, takimi u shfrytëzua edhe për të diskutuar për ngjarjen e ardhshme “Dialogje për Agjendën Digjitale”, ku parashihet të bëhet prezantim i projektit dhe i rrjetit, prezantim i Observatorit të Agjendës Digjitale dhe i hulumtimit të këtij viti. Kishte gjithashtu hapësirë edhe për t’u diskutuar për zbatimin e Agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut dhe sfidat që dalin prej saj.

___________________________________________________________________________________________________________________________________

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: