Më 7 korrik 20222 u mbajt takimi i katërt i Grupit punues për përgatitjen e Propozim-ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik Grupi i punës është pjesë e aktiviteteve që Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në bashkëpunim me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, e në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, i zbaton për harmonizimin e Ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik me Direktivën e BE-së për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informatave të Sektorit Publik (2019/1024).

Grupi punues përbëhet nga pesëmbëdhjetë përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe mediave, dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e vlerësimit të ndikimit të zbatimit të Ligjit aktual (vlerësim ex-post), vlerësimit të ndikimit rregullator të zgjidhjes së re ligjore (regulatory impact assessment) dhe përgatitjen e Propozim-ligjit të ri.

Grupi i punës e finalizoi analizën e Direktivës për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informacionit nga Sektori Publik (2019-1024), si dhe Vlerësimin e ndikimit të zbatimit të ligjit aktual dhe rregullores shoqëruese. Në takimin e djeshëm, Irena Bojaxhievska e prezantoi versionin e parë të zgjidhjes së re ligjore.

Takimi i radhës është caktuar për në fund të korrikut të vitit 2022.

Ndaje: