Më 27 dhjetor të vitit 2021, u mbajt takimi i tretë i Grupit punues për përgatitjen e Propozim-ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik. Grupi punues është pjesë e aktiviteteve që Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në bashkëpunim me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, e në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, i zbaton për harmonizimin e Ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik me Direktivën e BE-së për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informatave të Sektorit Publik (2019/1024).
Grupi punues përbëhet nga pesëmbëdhjetë përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe mediave, dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e vlerësimit të ndikimit të zbatimit të Ligjit aktual (vlerësim ex-post), vlerësimit të ndikimit rregullator të zgjidhjes së re ligjore (regulatory impact assessment) dhe përgatitjen e Propozim-ligjit të ri.
Grupi punues tashmë e shqyrtoi dhe e komentoi draft analizën e parë të Direktivës për të Dhëna të Hapura dhe Ripërdorimin e Informacioneve nga Sektori Publik të datës 20 qershor 2019 (2019/1024). Irena Bojaxhievska në takimin e sotëm e prezantoi vlerësimin e parë për ndikimin nga zbatimi i ligjit aktual. Në takim u shtruan pyetje dhe dilema për zgjidhjen aktuale ligjore dhe u ofruan propozime si zgjidhja ligjore e radhës të jetë më e mirë dhe të ofrojë hapësirë për shfrytëzim më të madh ekonomik të mundësive që i ofron koncepti i të dhënave të hapura.
Në zhvillim e sipër janë takimet dhe intervistat me ekspertë dhe grupet e interesit nga bashkësia akademike, mediat, studiuesit dhe kompanitë softuerike.
Ndaje: