Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit i bën thirrje publike Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit që ta respektojë Ligjin për parandalimin e korrupsionit në bazë të të cilit edhe është formuar. Zbatimi i ligjit është kompetencë dhe obligim i tij kryesor, me qëllim që të mbrohet interesi publik.

Platforma e vlerëson si joadekuate deklaratën e kryetarit të KSHPK-së. Veprimi i tij, me ç’rast në konferencën e mbajtur më 6 prill 2016 lejoi vetëm qasje të pjesërishme në fletën anketuese të ish-kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nuk ka bazë ligjore.

Me nenin 35 të Ligjit që mban titullin “Fleta anketuese është publike” është rregulluar se të dhënat nga fleta anketuese paraqesin informata me karakter publik, përveç të dhënave të mbrojtura me ligj. Ato duhet të publikohen në ueb-faqen e Komisionit shtetëror për të gjithë personat e përmendur në nenin 33 paragrafi 1.

Platforma thekson se Ligji nuk përmban dispozitë me të cilën rregullohet:

(а) se fleta anketuese do të hiqet nga ueb-faqja e Komisionit shtetëror pas përfundimit të funksionit;

(b) se fletat anketuese të cilat në bazë të ligjit duhet të dorëzohen në afat prej 30 ditësh pas përfundimit të funksionit, nuk do të publikohen.

I bëjmë thirrje Komisionit t’i publikojë fletat anketuese të të gjithë anëtarëve të Komisionit, për shkak se neni 50-а në mënyrë të padyshimtë thekson se çdo anëtar i Komisionit shtetëror ka për obligim ta dorëzojë fletën anketuese dhe fletëparaqitjen për ndryshimin e gjendjes pronësore edhe deri te Komisioni shtetëror me qëllim të publikimit.

Platforma e përkujton KSHPK-në dhe gjithë publikun se informacionet në fletat anketuese janë me interes publik, ndërsa nevoja për qasje në këto informacione nuk duhet askujt në mënyrë të veçantë t’i sqarohet dhe t’i arsyetohet.

Me këtë rast, Platforma poashtu i bën thirrje KSHPK-së që të mos i heqë nga ueb-faqja të dhënat aktuale dhe t’i publikojë të gjitha fletat anketuese për ndryshimin e gjendjes pronësore për përbërjen e fundit të deputetëve, të cilat do të dorëzohen në afat prej 30 ditësh pas shpërbërjes së Kuvendit më 7 prill. Të njëjtën duhet ta bëjë edhe pas përfundimit të funksionit të qeverisë aktuale.

Në fund dëshirojmë ta informojmë publikun për shqetësimin tonë nga qëndrimi i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, i cili edhe më tutje vazhdon me punën e tij të izoluar dhe jotransparente. Me qasjen e këtillë ndaj punës dhe ndaj publikut, Komisioni si organ i pavarur shtetëror me kompetencë dhe autorizime të gjera për të vepruar në fushën e luftës kundër korrupsionit i shkakton dëm autoritetit dhe besimit në integritetin e këtij organi.

Për më tepër informacione në lidhje me reagimin mund ta kontaktoni Sllagjana Tasevën në telefonin: 070/342-961 ose në e-mail-in: staseva@transparency.mk.

Shkup, 12 prill 2016.

 

Anëtarë të Platformës të organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit

clenovi na platformata na graganski organizacii za borba protiv korupcijata

Ndaje: