Мени

Thirrje e hapur për pjesëmarrje në Programin arsimor të bazuar në projektin “Si të zhvillojmë fushata të suksesshme dhe efikase” Udhëzues për krijimin e narrativave pozitive dhe strategjive efikase të komunikimit

Ju ftojmë të jeni pjesë e programit arsimor në temën “Si të zhvillojmë fushata të suksesshme dhe efikase – udhëzues për krijimin e narrativave pozitive dhe strategjive efikase të komunikimit”, i cili do të mbahet online, në platformën Cisco WebEx, nga 20 janari deri më 3 shkurt 2021.

 

Janë paraparë 3 seanca në datat e mëposhtme: 20.1, 27.1 dhe 3.2 nga ora 16.00 deri në orën 18:30.

 

 

Ideja prapa këtij programi është të vendosen bazat për pranimin dhe përdorimin e narrativës pozitive si një qasje e përgjithshme dhe mbizotëruese në komunikimin me grupet e synuara. Përmes komunikimit pozitiv, të frymëzohet angazhimi i gjerë i komuniteteve për shumë çështje shoqërore dhe të vendosen bazat për një shoqëri demokratike rezistente që nuk do të ndikohet seriozisht nga dezinformimi.

 

Gjatë programit, pjesëmarrësit do të inkurajohen të dizajnojnë fushata të tyre reale të bazuara në narrativet pozitive. Ideja më e mirë do të fitojë fonde për implementim. 

 

Për kë është dedikuar ky trajnim?

Përfitim më të madh nga ky program do të kenë organizatat e shoqërisë civile, para së gjithash organizatat që punojnë me grupe të margjinalizuara, si dhe aktivistë civilë që kanë nevojë për mendim më të strukturuar, strategjik gjatë krijimit të fushatave dhe aktiviteteve.

Programi do të drejtohet nga ANA ANDREEVA, eksperte e komunikimit me përvojë 20 vjeçare në fushat e komunikimit dhe planifikimit strategjik të integruar, zhvillimin dhe pozicionimin e markës, menaxhimin e markës, menaxhimin e fushatave dhe ngjarjeve, marrëdhëniet me publikun dhe mediat. Ajo aktualisht është Koordinatore për komunikim në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe është përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së komunikimit të Fondacionit, zhvillimin dhe zbatimin e fushatave, krijimin e përmbajtjeve për kanalet e komunikimit të FSHHM dhe për marrëdhëniet me publikun dhe mediat.

 

Gjuha e punës së programit është maqedonishtja.

Për informacione në lidhje me programin ndiqni linkun.