Ju ftojmë të jeni pjesë e uebinarit me temë “Hyrje në sigurinë dhe mbrojtjen digjitale“, i cili do të mbahet më 18 dhjetor nga ora 15.00 deri në orën 16.40.

Gjatë uebinarit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të mësojnë të zbulojnë veprimtari të dyshimta në internet (p.sh. e-mail-e fishing), të analizojnë siç duhet gjurmët e tyre digjitale, të mësojnë rreth niveleve dhe shtresave të ndryshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së privatësisë, dhe do të jenë në gjendje t’i karakterizojnë lidhjet e tyre më të dobëta për sa i përket sigurisë (duke përfshirë edhe të organizatave të tyre).

Qëllimi përfundimtar është që pjesëmarrësit ta kuptojnë vlerën e privatësisë dhe të sigurisë dhe të vetëdijesohen se mund ta mbrojnë veten e tyre në botën digjitale.

Në uebinar mund të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të mediave, gazetarë dhe punonjës të arsimit.

Ndaje: