Duke e festuar ditën ndërkombëtare të përkthyesve, 30 shtatorin, Fondacioni për internet dhe shoqëri, “Metamorfozis”, u bën thirrje përkthyesve dhe studentëve të drejtimit përkthim dhe interpretim, t’i bashkangjiten rrjetit ndërkombëtar “Global Voices”.
“Global Voices” është komunitet vullnetar që ka më shumë se 800 autorë, analistë, ekspertë për mediet në internet dhe përkthyes nga më shumë 160 vende të botës, të cilët ofrojnë dhe përkthejnë lajme dhe tregime që nuk janë të mbuluara sa duhet nga mediet komerciale.
“Global Voices” funksionon në më shumë se 20 gjuhë, në mesin e të cilave edhe në gjuhën аngleze, maqedonase dhe shqipe.
Në qoftë se jeni përkthyes, blogues, gazetar qytetar, entuziast, analist i mediave sociale, aktivist në internet, paraqituni që të bëheni pjesë e ekipit tonë të përkthyesve për përkthim në gjuhën maqedonase dhe/ose shqipe, më së voni deri më 15 tetor 2015, duke e plotësuar këtë formular.
Për të interesuarit, Fondacioni “Metamorfozis” do të sigurojë edhe një trajnim të shkurtër pa pagesë për përdorimin e platformës së “Global Voices” (WordPress), ndërsa vullnetarët për angazhimin e tyre si përkthyes mund të marrin edhe vërtetim për punën e kryer praktike.
Ndaje: