Pasqyrë

Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis shpall thirrje publike për shërbime konsulence për realizimin e analizës politike dhe ekonomike të proceseve, kushteve dhe gjendjevenë të cilat punojnë organizatat e shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë në Maqedoni. Analiza politike-ekonomike duhet të përqendrohet në gjendjen momentale, si dhe parashikimin për zhvillimin e ardhshëm. Rezultatet e analizës do të përdoren si bazë në procesin e zhvillimit të planit strategjik trevjeçar për Fondacionin Metamorfozis.

Historiati

Fondacioni Metamorfozis është organizatë e pavarur që punon në Maqedoni dhe në shtëpinë e gjerë evropiane që nga viti 2007. Ekipi ynë përbëhet nga aktivistë të përkushtuar për demokraci, të bashkuar me qëllimin e përbashkët dhe vlerat e përbashkëta për llogaridhënie të ndërsjellë, komunikim të hapur, dhe përkushtim të palëkundur për të drejtat universale të njeriut dhe për demokraci.

Fondacioni Metamorfozis punon për forcimin e vetëdijes dhe të kapaciteteve të qytetarëve dhe të shoqërisë civile për ta pranuar rolin e tyre sa më të gjerë të mundshëm si aktivistë për demokraci, duke mbështetur gjatë kësaj qeverinë në përmbushjen e rolit të saj demokratik për t’i shërbyer shoqërisë.

Konteksti

Fondacioni Metamorfozis filloi një proces për zhvillimin e strategjisë programore, organizative dhe institucionale për ta udhëhequr fondacionin në tre vitet e ardhshme. Pjesë e planit strategjik do t’i kushtohet planifikimit financiar, integritetit dhe kontrollit, si dhe mundësive për financim dhe menaxhimit të rrezikut.

Prandaj, një nga analizat hulumtuese që i kërkojmë në procesin e planifikimit strategjik lidhet me kontekstin politik dhe ekonomik në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rrethanat politike dhe ekonomike në rajon, prandaj përveç analizës së politikave që i ka ndërmarrë dhe që planifikon t’i ndërmarrë qeveria për organizatat e shoqërisë civile, do të donim të kuptojmë se si pozicionohen sektori i biznesit dhe ai akademik në raport me sektorin civil. Parashikimi trevjeçar në kontekstin politik dhe ekonomik do të konsiderohet si pjesë kyçe e analizës.

Diapazoni

Me analizën politike-ekonomike, Metamorfozis synon t’i kuptojë më mirë proceset aktuale politike dhe ekonomike në shoqërinë tonë, iniciativat, raportet, shpërndarjen e fuqisë dhe konkurrencën për të ndërmjet grupeve dhe individëve të ndryshëm. Me këtë, synojmë të vendosim pritshmëri reale për atë se çfarë mund të arrihet, në çfarë afati kohor dhe rreziqet e përfshira si pjesë e planit tonë strategjik trevjeçar.

Analiza politike-ekonomike duhet të jetë në disa nivele dhe kryesisht duhet të jetë e fokusuar në:

  1. Analizën e shtetit si makro-qasje për ta kuptuar më mirë ambientin e gjerë politik dhe ekonomik;
  2. Analizën e sektorit civil – me qëllim të identifikimit të pengesave specifike dhe mundësive si pjesë e fushave të veçanta programore të Fondacionit Metamorfozis: qeverisja e mirë, zhvillimi i kapaciteteve, të drejtat e njeriut dhe mediat;
  3. Analizën e problemeve, me të cilën duam ta kuptojmë nivelin e përfshirjes dhe të rrjetëzimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile në Maqedoni dhe rajon.

Analiza duhet të kompletohet për 15 ditë pune në periudhë prej dy muajsh.

Qëllimet specifike dhe rezultatet

Qëllimi 1:

Përgatitja dhe/ose përshtatja e metodologjisë ekzistuese hulumtuese për kryerjen e analizës politike-ekonomike në tri nivele: shtetëror, sektorial dhe në nivel të problemit – që do të jetë në përputhje me misionin dhe vizionin tonë.

Reyultati 1:

  • Përgatitja e metodoligjës për hulumtim

Qëllimi 2:

Përgatitja e analizës politike-ekonomike të bazuar në metodologji e definuar paraprakisht.

Rеzultati 2.1:

  • Përgatitja e propozim-versionit të analizës politike-ekonomike.

Rеzultati 2.2:

  • Versioni përfundimtar i analizës politike-ekonomike.

Rеzultati 2.3:

  • Përgatitja e prezantimit me përfundimet kryesore të analizës politike-ekonomike dhe prezantimi i tyre para ekipit menaxhues të Fondacionit Metamorfozis.

Rezultati 2.4:

  • Përgatitja e përmbledhjes së shkruar për analizën politike-ekonomike në më së shumti dy faqe.

Qëllimi 3:

Konsultime të rregullta me ekipin e Fondacionit Metamorfozis, veçanërisht me personelin menaxhues dhe programor. Për këtë qëllim, një anëtar i ekipit për ndryshime (Change Team) do ta shoqërojë ekspertin gjatë kohëzgjatjes së procesit, me qëllim që t’i ofrojë mbështetje dhe informata të nevojshme.

Rezultati 3:

  • Mbajtja e të paktën dy takimeve me personelin menaxhues dhe programor, një në fazën e formimit të metodologjisë dhe takimi i dytë për prezantimin e rezultateve.

Të drejtat e autorit për të gjitha rezultatet që janë pjesë e këtij hulumtimi janë në pronësi të Fondacionit Metamorfozis. Rezultatet përfundimtare duhet të shkruhen në anglishte të kuptueshme dhe të përmbajnë elemente vizuale që mund të ripërdoren nga Fondacioni Metamorfozis.

Kualifikimet

Konsulenti i kontraktuar duhet t’i ketë këto kualifikime dhe përvojë minimale:

  • Diplomë përkatëse universitare për individët dhe/ose ekipin e ekspertëve dhe listë referencash për personat juridikë.
  • Të paktën 5 vjet përvojë përkatëse profesionale, duke e përfshirë edhe përvojën për analiza të realizuara politike-ekonomike për organizatat e shoqërisë civile në Evropë.
  • Listë me referenca për analiza politike-ekonomike të realizuara më parë (PEAs).

Korniza kohore

  • 25 qershor – Afati për aplikime
  • 25-29 јуни – Nënshkrimi i kontratës
  • 2 јули – Takimi për definimin e metodologjisë
  • 23 јули – Propozim-versioni inicial
  • 10 август – Versioni përfundimtar i analizës
  • 13 август– Prezantimi i rezultateve

Procesi i aplikimit

Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen deri te Marija Pançevska, Menaxhere për financa, në e-mailin: marijap@metamorphosis.org.mk.

Aplikimi duhet të përmabjë biografi të shkurtër (CV), propozim financiar që do të përfshijë plan paraprak të punës dhe letër motivimi me më së shumti 500 fjalë, ku do ta shpjegoni se si përvoja juaj ju bën të kualifikuar për këtë lloj angazhimi.

Ju lutemi jepni informata të kontaktit edhe për dy njerëz të cilët mund të komentojnë për aftësinë tuaj për ta kryer këtë punë.

Afati: 25 qershor 2018, ora 17:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe do të ftohen për intervistë.

Ndaje: