Fondacioni Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare do t’i sigurojë ndihmë teknike për MSHIA-në për hartimin e Ligjit të ri për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik, i cili duhet të harmonizohet me Direktivën përkatëse të BE-së.
Për këtë qëllim, Fondacioni Metamorphosis shpall thirrje për angazhimin e një eksperti i cili do të bëjë (1) analizë funksionale të Ligjit ekzistues për Përdorimin e të Dhënave, do të bëjë (2) vlerësimin e ndikimit të rregullores mbi zgjidhjen e re ligjore, si dhe (3 ) do ta përgatisë Ligjin e ri duke përdorur njohuritë profesionale dhe konsultimin me palët e interesuara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre dhe listën e linkeve dhe/ose bashkëngjitjeve të punimeve përkatëse për ta dëshmuar ekspertizën e tyre sipas kërkesave, më së voni deri në orën 08:30, më 6 shtator 2021.
Ndaje: