Për nevojat e projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Fondacioni Metamorphosis shpall Thirrje për dorëzimin e ofertave për furnizimin e shërbimeve për vlerësimin afatmesëm dhe përfundimtar të projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA.
Fondacioni Metamorfozis nga Shkupi (Maqedonia e Veriut) në partneritet me Akademinë për e-qeverisje (Estoni), CRTA – Qendrën për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-në 35 mm (Mali i Zi), Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë) dhe Lëvizjen Mjaft! (Shqipëri), e realizon projektin Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA, të financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka për qëllim ta rrisë pjesëmarrjen e organizatave qytetare (OQ) në formësimin dhe zbatimin e Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor.
Kohëzgjatja e përgjithshme e projektit është 3 vjet, nga shkurti i vitit 2020 deri në janar të vitit 2023.
Kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje në thirrje
Për të marrë pjesë në procedurën e dhënies së kontratës, ofertuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme për përcaktimin e aftësisë së tyre:
- Përvojë e mëparshme në vlerësimin e projekteve (të paktën 2 vlerësime të projekteve në 5 vitet e fundit);
• Nivel i lartë i njohurive dhe e zbatimit të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim);
• Njohuritë nga fusha e projektit do të konsiderohen si avantazh;
• Qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar me afate të rrepta;
• Gatishmëri për të marrë pjesë në takime dhe ngjarje të lidhura me projektin, onlajn, brenda dhe jashtë vendit (nëse kushtet e lejojnë këtë).
Më shumë informacione rreth thirrjes mund të gjeni në Udhëzimet për ofertuesit.
Oferta duhet t’i përmbajë elementet e mëposhtme:
-
- Oferta financiare duhet të përgatitet sipas formularit të dhënë si Shtojcë 1.
- Dokumentet që vërtetojnë aftësinë teknike dhe profesionale:
- Deklaratë për mosekzistimin e kushteve për përjashtimin e furnizuesit sipas formularit të dhënë si Shtojcë 2.
- Deklaratë për pranimin e kushteve të thirrjes së dhënë si Shtojcë 3.
- CV/autobiografi për secilin ekspert që do të përmbajë domosdoshmërisht edhe sqarim të hollësishëm dhe të qartë të kualifikimeve të kërkuara të listuara në udhëzimet për ofertuesit. Metamorfozis ka të drejtë të kërkojë dëshmi për çdo kualifikim të shënuar në CV-të e ekspertëve të propozuar
Mënyra e dorëzimit të ofertave
- Ofertat dorëzohen në maqedonisht ose anglisht.
• Ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes e-mailit mila@metamorphosis.org.mk ose me shërbim korrieri ose personalisht në një zarf të mbyllur me shënimin “MOS E HAP” për Projektin “IECEDA” – Konkursi për vlerësimin e projektit.
• Ofertat duhet të jenë origjinale dhe të nënshkruara, dhe nëse dorëzohen në mënyrë elektronike, dokumentet origjinale të nënshkruara duhet të skanohen.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 17.08.2020, deri në orën 16:00.
————————————————————————————————————————————————————————————————–
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: