Në kuadër të projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së” të financuar nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis shpall thirrje për dorëzimin e ofertave për të kryer hulumtime mbi implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut.
Lënda e furnizimit është kryerja e hulumtimit në temën e implikimeve të Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi i hulumtimit është të ofrojë një analizë të ndikimeve të mundshme të zbatimit të Ligjit për Shërbime Digjitale (LShD) mbi organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që merren me gazetari hulumtuese në Maqedoninë e Veriut. Hulumtimi duhet të përfshijë një analizë të legjislacionit të parashikuar nga LShD-ja, kontekstin politik në Maqedoninë e Veriut dhe pozicionin aktual të organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarisë hulumtuese në Maqedoninë e Veriut.
Thirrja e plotë, së bashku me të gjitha detajet, kushtet dhe mënyrën e aplikimit, mund të gjendet më poshtë: THIRRJE PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
Formularin e ofertës financiare mund ta gjeni në këtë link: Shtojca 1| Oferta financiare
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me thirrjen, Ju lutemi kontaktoni nadica@metamorphosis.org.mk, jo më vonë se 30.10.2024. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri më 01.11.2024.
Ndaje: