Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje për oferta për angazhimin e trajnerëve për të ofruar trajnime për hapjen e institucioneve në nivel qendror.

I ftojmë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kërkesat e përcaktuara në thirrje të aplikojnë online, në e-mailin e shënuar në thirrje.

Mënyra e aplikimit: dërgimi i një biografie të shkurtër (CV), koncepti i shkurtër i trajnimit (jo më shumë se tre faqe) dhe oferta financiare (sipas formularit të bashkangjitur në thirrje me emrin Attachment 1: Financial Offer) në qendresa@metamorphosis.org.mk, më së voni deri më 27.12.2021.

Të gjitha detajet gjenden në linkun e mëposhtëm:Openness Training Call

Fondacioni Metamorfozis e rezervon të drejtën të kontaktojë vetëm me ofertat e përzgjedhura. Me dërgimin e biografisë tuaj të shkurtër (CV-së tuaj), ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përpunohen dhe të ruhen për qëllimet e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, me qëllim të zbatimit të aktiviteteve në kuadër të projektit që synojnë mbështetjen e institucioneve në nivel qendror.

Ndaje: