Ju interesojnë të dhënat e hapura? Dëshironi të mësoni më tepër për përdorimin e tyre dhe si ato dalëngadalë e ndryshojnë botën? Të fitoni mundësi ta realizoni projektin tuaj dhe të këmbeni përvoja me aktivistë në konferencën Point 3.0 në Sarajevë? Paraqituni për trajnimin që e organizon fondacioni Metamorfozis në kuadër të Akademisë për të dhëna më 18 dhe 19 mars të këtij viti, në klubin GЕМ në Shkup. obuka data academyTrajnimin do ta udhëheqin Dona Xhambaska, si bursiste e fundit e programit “School of Data” të “Open Knowledge Foundation”, së bashku me Tin Geber nga “The Engine Room”. Nëpërmjet ushtrimeve dhe shembujve praktikë do të keni mundësi ta studioni gjithë procesin e përdorimit të të dhënave dhe si ato do t’u ndihmojnë në realizimin e projektit të paramenduar. Një pjesë e pjesëmarrësve do të vazhdojnë me realizimin e projektit në hakatonin që do të mbahet në muajin maj në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të konferencës Point. Harxhimet e rrugës dhe harxhimet e vendosjes për pjesëmarrje në hakaton do të mbulohen nga ana e organizatorëve. Pjesëmarrësit e zgjedhur do të njoftohen më së voni deri m 15 mars. Për t’u paraqitur për trajnimin, plotësojeni pyetësorin në këtë link (jo më vonë se 12.03.2015).

Ndaje: