Fondacioni Metamorfozis u bën thirrje të gjithë gazetarëve dhe përfaqësuesve të sektorit qytetar të paraqiten në trajnimin e ardhshëm për vizualizimin e të dhënave. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë për punën e avancuar me të dhënat, shkarkimin, analizën dhe vizualizimin e tyre nëpërmjet tre veglave në ueb: Infogram, Quadrgram dhe Cartodb. Trajnimi do të mbahet më 3 qershor, prej orës 10 deri në orën 18 në klubin GEM në Shkup. Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të mund të marrin kode promotive falas për përdorimin profesional të veglës Infrogram për 30 ditë.
Trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze, ndërsa trajnues do të jetë Ignasi Alkalde, anëtar i Open Knowledge Foundation dhe anëtar aktiv i rrjetit të School of Data. Ignasi ligjëron në Universitetin e Katalonisë dhe është profesor në studimet pasdiplomike për vizualizime interaktive të informatave në Universitetin UNIR.
Numri maksimal i pjesëmarrësver është 20, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të paraqiten duke e plotësuar këtë formular. Аgjendën e ngjarjes mund ta shihni në këtë link.
Trajnimin e organizon Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation në kuadër të projektit Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura, me mbështetjen e Ambasadës britaneze në Shkup.
Qëllimi i projektit është që duke e formuar Shkollën për të dhëna – Maqedoni t’i nxisë organizatat qytetare, mediet dhe individët që nxisin ndryshime, t’i kuptojnë dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat e hapura zyrtare qeveritare dhe të dhënat e tjera të hapur me qëllim që të rritet përgjegjësia e qeverisë, të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në krijimin e politikave.
Ndaje: