Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të aktiviteteve të tij hulumtuese që lidhen me arsimin e hapur, resurset e hapura arsimore, dhe situatat dhe sfidat në lidhje me mësimin online gjatë periudhës së kaluar, shpall thirrje për pjesëmarrje në fokus grupe.

Thirrja është e dedikuar për prindërit/kujdestarët, mësimdhënësit/mësimdhënëset dhe udhëheqësinë e shkollave fillore në RMV. Përparësi do të kenë aplikimet nga kategoritë e lartpërmendura të pjesëmarrësve, të cilët jetojnë/punojnë në zonë rurale, dhe kuadri arsimor që jep mësim në gjuhët e bashkësive pakicë.

Në kuadër të thirrjes, janë planifikuar tre fokus grupe të ndara, gjegjësisht nga një për secilin nga grupet e përmendura të pjesëmarrësve: prindërit/kujdestarët, kuadri arsimor dhe udhëheqësia e shkollave Fokus grupet do të mbahen online, përmes platformës Zoom. Ato do të mbahen në periudhën ndërmjet 24 dhe 28 gushtit, 2020, me fillim në orën 17. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për kohën e saktë të mbajtjes së secilit grup të fokusit. Kusht për pjesëmarrje në grupet e fokusit është që aplikuesi/ja t’i përkasë grupit të synuar për të cilin aplikon.

Mënyra e aplikimit

Të gjitha palët e interesuara duhet të dërgojnë një e-mail tek organizatori kontaktoni@oer.mk, ku detyrimisht do t’i shënojnë:

  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i telefonit:
  • Adresa e e-mail-it
  • Vendbanimi
  • Emri dhe vendndodhja e shkollës ku ata punojnë (në aplikacionet për kuadrin arsimor dhe udhëheqësinë)
  • Për cilin fokus grup aplikojnë

Vendet janë të kufizuara, ndërsa përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e “kush aplikon i pari – i pari zgjidhet”. Një pjesëmarrës mund të marrë pjesë në vetëm një fokus grup (p.sh. nëse aplikuesi/ja është mësimdhënës/e në shkollë fillore, por njëkohësisht edhe prind i një fëmije që ndjek shkollën fillore, mund të marrë pjesë ose në fokus grupin për prindërit ose në atë të mësimdhënësve). Pjesëmarrësit do të marrin kompensim financiar në vlerë prej 1.500 denarë për pjesëmarrjen e tyre në hulumtim.

Ndaje: