Fondacioni Metamorfozis ishte një nga të parët që i promovoi të drejtat e njeriut në internet – duke i ndihmuar komunitetet të përballen me ndryshimet e mëdha të shkaktuara nga ndikimi në rritje i teknologjive të reja dhe kërcënimi i keqpërdorimit të të dhënave personale.

Metamorfozis angazhohet nëpërmjet Programit të saj për të drejtat e njeriut në internet për zhvillimin e demokracisë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës përmes aplikimit inovativ dhe shpërndarjes së njohurive dhe e mbështet përdorimin e teknologjive të reja për të krijuar hapësira të reja që mundësojnë debat publik dhe shkëmbim të informacionit objektiv, së bashku me përpjekjet për rritjen e edukimit digjital dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Metamorfozis ka kontribuar në zhvillimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe angazhohet për monitorimin e zbatimit të tij, si dhe ofron mbështetje për institucionet dhe publikun e gjerë në garantimin e mbrojtjes së plotë të privatësisë, si një e drejtë themelore.

 

  1. Qëllimi

Me qëllim të nxitjes së zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë dizajnimit dhe përdorimit të shërbimeve digjitale, me qëllim që ato të jenë më të sigurta dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët, veçanërisht për anëtarët e grupeve të margjinalizuara të prekura nga ndarjet digjitale, në kuadër të Programit të drejtat e njeriut në internet, Fondacioni Metamorfozis hap thirrje për angazhimin e eksperti për mbrojtjen e të dhënave personale.

  1. Detyrat, përgjegjësitë dhe afati kohor

Eksperti i mbrojtjes së të dhënave personale do të angazhohet për të mbështetur qëllimin e programit të përshkruar më sipër. Detyrat dhe përgjegjësitë e ekspertit janë ndarë në 3 komponentë:

  • Hulumtimi

Në kuadër të këtij komponenti, eksperti pritet t’i kryejë aktivitetet e mëposhtme:

  • Hartëzimi i shërbimeve dixhitale të ofruara nga institucionet qeveritare dhe shërbimet qeveritare që aktualisht janë duke u digjtalizuar dhe/ose pritet të digjitalizohen deri në qershor të vitit 2022;
  • Zhvillimi i një metodologjie për vlerësimin e përputhshmërisë së ofrimit të shërbimeve digjitale nga institucionet qeveritare në Maqedoninë e Veriut me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Vlerësimi i përputhshmërisë së shërbimeve digjitale të ofruara nga institucionet qeveritare në Maqedoninë e Veriut me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe përzgjedhja e një grupi shërbimesh që do të mbështeten në procesin e zhvillimit të Vlerësimit të ndikimit mbi privatësinë.

Komponenti “Hulumtimi” pritet të fillojë sa më shpejt dhe të përfundojë në fund të janarit 2022.

  • Trajnime

Në kuadër të këtij komponenti, eksperti pritet t’i kryejë aktivitetet e mëposhtme:

  • Planifikimi dhe realizimi i një trajnimi 2-ditor për nëpunësit për mbrojtjen e të dhënave mbi sfidat e TIK-ut, inteligjencës artificiale dhe menaxhimit të rrezikut në lidhje me mbrojtjen e privatësisë;
  • Planifikimi dhe realizimi i një trajnimi 2-ditor për përfaqësuesit e OShC-ve dhe gazetarët mbi sfidat dhe rreziqet që lidhen me mbrojtjen e privatësisë dhe inteligjencën artificiale.

Trajnimet pritet të zhvillohen deri në shkurt të vitit 2022.

  • Mentorimi

Në kuadër të këtij komponenti, eksperti pritet ta kryejë aktivitetin e mëposhtëm:

  • Ofrimi i mbështetjes së përshtatur të mentorimit për 5-10 institucione qeveritare në zhvillimin e politikave dhe procedurave të privatësisë dhe kryerjen e vlerësimeve të ndikimit mbi privatësinë.

Mbështetja mentoruese duhet të ofrohet midis shkurtit dhe prillit të vitit 2022.

Eksperti do të punojë ngushtë me ekipin e Metamorfozis. Fondacioni Metamorfozis do ta mbështesë ekspertin me të gjitha burimet dhe kontaktet e disponueshme gjatë periudhës kohore të angazhimit.

  1. Kualifikimet

Eksperti pritet t’i plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Të paktën 5 vjet përvojë pune përkatëse në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale;
  • Të paktën 1 vit përvojë si trajner;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike.
  1. Aplikimi dhe afati kohor

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë biografinë e tyre profesionale (CV) e cila do të tregojë përvojën e mëparshme, aftësitë dhe kualifikimet e tyre, si dhe kornizën kohore për aktivitetet e planifikuara dhe ofertën financiare në e-mailin vesna@metamorphosis.org.mk, jo më vonë se 12 dhjetor 2021. Ekspertët mund të aplikojnë individualisht ose në ekip deri në 4 anëtarë. Nëse bëhet fjalë për këtë të dytën, ekipi duhet të caktojë një udhëheqës të ekipit, i cili do t’i sigurojë (a) biografitë profesionale për të gjithë anëtarët e ekipit, (b) ngarkesën e punës për secilin anëtar të ekipit, (c) afatin kohor të aktiviteteve të planifikuara dhe (d) ofertën financiare dhe mënyrën në të cilën kompensimi financiar do të transferohet tek anëtarët përkatës të ekipit.

Oferta financiare nuk duhet të kalojë shumën bruto prej 5.500 dollarësh amerikanë.

Eksperti/ekipi i ekspertëve do të angazhohet 22 ditë pune ndërmjet dhjetorit 2021 dhe prillit 2022. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund të kontaktohen për informacion shtesë në lidhje me këtë thirrje. Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, të gjithë aplikuesit do të informohen për statusin e aplikimit të tyre.

  1. Kriteret e përzgjedhjes

Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në mënyrën e përshkruar më poshtë duke mbledhur deri në 100 pikë gjithsej:

Profesionalizmi dhe ekspertiza për trajnim (65 pikë)

– CV-ja e vlerësuar për ekspertizën në fushë (45 pikë) dhe përvoja në trajnime (20 pikë)

Oferta financiare (35 pikë)

– oferta financiare që i vlerëson çmimet më të ulëta si më të favorshmet për këtë kategori (35)

  1. Rezultatet e pritura

Eksperti pritet t’i japë rezultatet e mëposhtme:

1) Komponenti u hulumtimit

  • Raport mbi hartëzimin e shërbimeve digjitale të ofruara nga institucionet qeveritare dhe shërbimet qeveritare që aktualisht janë duke u digjtalizuar dhe/ose pritet të digjitalizohen deri në qershor të vitit 2022;
  • Metodologjia për vlerësimin e përputhshmërisë së ofrimit të shërbimeve digjitale nga institucionet qeveritare në Maqedoninë e Veriut me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe
  • Vlerësimi i përputhshmërisë së shërbimeve digjitale që ofrohen nga institucionet qeveritare në Maqedoninë e Veriut me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

2) Komponenti i trajnimeve

  • Raport për trajnimin e nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave mbi sfidat e TIK-ut, inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e rrezikut në lidhje me mbrojtjen e privatësisë;
  • Raport për trajnimin e përfaqësuesve të OShC-ve dhe gazetarëve mbi sfidat dhe rreziqet që lidhen me mbrojtjen e privatësisë dhe inteligjencën artificiale;
  • Të dhëna të papërpunuara dhe raport (të integruar në raportin përfundimtar të komponentit), si dhe post-vlerësimi i trajnimeve.

3) Komponenti i mentorimit

  • Raport për ofrimin e mbështetjes së mentorimit për institucionet qeveritare në zhvillimin e politikave dhe procedurave të privatësisë dhe kryerjen e vlerësimeve të ndikimit mbi privatësinë.

Ndaje: