Ndaje:
Thirrje Publike për Aplikime për Grante të Vogla për Prodhimin e Përmbajtjes Mediatike
02.07.2025
Projekti SMS Facility – Mbështetje për Mediat e Vogla në Ballkanin Perëndimor shpall Thirrjen Publike për Aplikime për Grante të Vogla për Prodhimin e Përmbajtjes Mediatike për aplikantë nga Maqedonia e Veriut.
Projekti SMS Facility – Mbështetje për Mediat e Vogla në Ballkanin Perëndimor po zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga gjashtë organizata të shoqërisë civile dhe organizata për mbështetjen e mediave – Centar za promociju civilnog društva CPCD (BiH) si aplikanti kryesor (LA), Thomson Media gGmbH (Gjermani), Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim SCIDEV (Shqipëri), Kosovo Glocal (Kosovë), Centar za demokratsku tranziciju CDT (Mali i Zi), dhe Fondacioni Metamorphosis (Maqedoni e Veriut) dhe po zbatohet në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti SMS Facility – Mbështetje për Mediat e Vogla në Ballkanin Perëndimor synon të përmirësojë lirinë e medias, kapacitetin organizativ dhe qëndrueshmërinë institucionale të mediave të vogla në të gjithë rajonin.
Objektivi i kësaj thirrjeje është të ofrojë mbështetje financiare të dedikuar për mediat e vogla dhe lokale në të gjithë Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi) me qëllim rritjen e cilësisë, profesionalizmit dhe ndikimit të përmbajtjes së tyre mediatike.
Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të hollësishme dhe formularët e kërkuar për aplikimin:
- Shtojca 1 – Udhëzime për SMS MKD MCP 01/2025
- Shtojca 2 – Formulari i projekt propozimit SMS MKD MCP 01/2025
- Shtojca 3 – Buxheti SMS MKD MCP 01/2025
E gjithë dokumentacioni, përfshirë udhëzimet e detajuara për aplikantët dhe formularët e aplikimit, është i disponueshëm në lidhjen në vijim. https://journalift.org/empowering-western-balkans-local-media-apply-now-for-small-grants-to-produce-quality-journalism/
Aktiviteti në kuadër të projektit:
Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”
Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në
Aktivitetet e tjera nga projektAktivitetet nga projekti:i
“Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025
Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së
Metamorfozis në Samitin Botëror për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2025
Rezultatet e Thirrjes për Propozim-projekte të Hakatonit për Demokraci Digjitale
