Bazuar në Vendimin për dhurimin e platformës online ndër-rajonale të turizmit, i miratuar nga Komiteti Drejtues i projektit “Ndërmarrja Sociale – Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor (STEP)” i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar (IPA II 2014-2015), në bazë të marrëveshjes për grant me numrin referent IPA/2017/390-054, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis – Shkup, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planifikues të Pollogut – Tetovë dhe Këshillin e Qarkut Elbasan, shpall thirrje publike për dhurimin e platformës online ndër-rajonale të turizmit I-Top

Kushtet dhe kriteriumet për pjesëmarrje në thirrjen publike janë përshkruar më poshtë në shtojcat е bashkangjitura

Ofertat dorëzohen në gjuhën maqedonase ose gjuhën shqipe.Ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike me adresën e-mailit deri tek florent@metamorphosis.org.mk ose nga shërbimi ndërlidhës ose personalisht në një zarf të mbyllur të shënuar “PËR PROJEKTIN STEP” me shenjën “MOS HAP” në këndin e poshtëm të majtë HAPUR ”dhe me emërtim “Thirrje Publike” të cilës i referohet oferta. Ofertat dorëzohen në zyrat e Fondacionit Metamorfozë në Rr. Apostol Guslarot 40, Shkup.

Ofertat duhet të jenë origjinale dhe të nënshkruara, dhe nëse dorëzohen në mënyrë elektronike, të njëjtat origjinal të nënshkruar duhet të skanohen.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri të enjten, 07.08.2020, deri në orën 16:00.

Ofertat që do të mbërrijnë pas këtij afati, si dhe ato oferta që nuk do t’i përmbajnë elementet e nevojshme ose që nuk janë përgatitur sipas kushteve të thirrjes, nuk do të merren parasysh për vlerësim të mëtejshëm. Secili ofertues mund të marrë pjesë me vetëm një ofertë

Ndaje: