Fondacioni “Metamorfozis” shpall thirrje publike për furnizim të shërbimit: ueb-aplikacion për arkivim të përmbajtjeve mediatike. Thirrja bëhet në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni – Komponenta “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media“, që implementohet nga “Metamorfozis”. Projekti ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë më tepër llogari nga mediet, si dhe t’u ndihmojë gazetarëve në zbatimin e standardeve të tyre profesionale, duke u ofruar vegla në internet dhe resurse për edukim publik dhe për ngritjen e vetëdijes publike.

Qëllimi i furnizimit është përgatitja e ueb-aplikacionit për arkivimin e përmbajtjeve nga mediet që do të mundësojë ruajtjen e përmbajtjeve të ueb-faqeve që janë zgjedhur nga shfrytëzuesit dhe ueb-faqeve të zgjedhura automatikisht, si dhe përpunimin e tyre automatik.

Komunikimi zyrtar në lidhje me thirrjen mund të bëhet në gjuhën maqedonase ose angleze.

Dokumentet për shkarkim Lloj i dokumentit
Thirrja e plotë për furnizim .docx .odt
Udhëzime për furnizuesit .docx .odt
Kontrata për furnizim të shërbimeve .docx .odt
Përshkrimi i shërbimit .docx .odt
Formulari për ofertë teknike .docx .odt
Formulari për ofertë financiare .docx .odt
Tabela për vlerësim .docx .odt

Ndaje: