Disa arsimtarë nga qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë mbajtën trajnime për arsimtarët e shkollave fillore në qytetet e tjera në temën “Liria e të shprehurit dhe privatësia në kohën digjitale”. Qëllimi i këtij trajnimi është të zhvillohen njohurit për lirinë e të shprehurit dhe privatësinë në hapësirën digjitale, të përforcohen aftësitë për avancimin, mbrojtjen dhe zbatimin e lirisë së të shprehurit dhe privatësisë në hapësirën digjitale gjatë punës me nxënës dhe të krijohet mundësia për realizimin e punëtorive me nxënës me qëllim të përforcimit të lirisë së të shprehurit dhe të privatësisë në hapësirën digjitale.

IMG_3472 (1)

Përmbajtjet e prezantuara në këto trajnime ishin:

Liria e të shprehurit

  • Definimi i lirisë së të shprehurit si e drejtë e njeriut
  • Dokumentet ndërkombëtare në të cilat përcaktohet e drejta për lirinë e të shprehurit
  • Liria e të shprehurit dhe hapësira digjitale
  • Shkelja e lirisë së të shprehurit (ofendimi, shpifja)
  • Shembuj të nxjerrë nga Doracaku për gjuhën e urrejtjes
  • Dispozitat ndëshkuese për gjuhën e urrejtjes
  • Liria e të shprehurit dhe mediat digjitale (informata, përpunimi i informatave në hapësirën digjitale)

 

Sajber dhuna

  • Definimi i termit sajber-dhunë
  • Dallimet ndërmjet sajber-dhunës dhe sajber-keqpërdorimit
  • Shembuj të sajber-dhunës (broshura – Sajber-dhuna edhe ajo është dhunë)

Privatësia

  • Definimi i termit privatësi
  • Shembuj për shkeljen e privatësisë
  • Mbledhja e të dhënave personale nëpërmjet internetit
  • Politika për privatësi

Untitled

Arsimtarët që morën pjesë në këtë trajnim, do të organizojnë ngjarje që lidhen me përmbajtjet e këtij trajnimi në shkollat ku mbajnë mësim.

Këto trajnime janë pjesë e projektit “Bashkëpunimi i decentralizuar ndërmjet Rajonit të Normandisë së Ulët dhe Republikës së Maqedonisë.

Ndaje: