Më 25 dhe 26 janar të vitit 2021, ekipi i Akademisë për e-Qeverisje, së bashku me partnerët e projektit ICEDA, e organizoi pjesën e parë të trajnimit ICEDA për nën-grantistët dhe anëtarët e rrjetit ICEDA në lidhje me Agjendën Digjitale me përvojën, njohuritë dhe aftësitë nga Estonia. Pjesa e dytë e trajnimit është planifikuar të mbahet në shkurt, e më pas do të ketë 2 uebinare për tema që vetë pjesëmarrësit i zgjedhin si më të nevojshme.

Trajnimi ishte pjesë e projektit nga Bashkimi Evropian. Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – projekti – ICEDA, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Trajnimi synoi të forcojë kapacitetin e nën-grantistëve dhe anëtarëve të rrjetit ICEDA dhe t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si funksionon pjesa teorike e Agjendës Digjitale në jetën reale, si t’i identifikojnë dhe t’i hartëzojnë nevojat për përfshirje në Agjendën Digjitale, si të kthehen këto nevoja në zgjidhje, si të ngrihet vetëdija dhe të promovohen e-shërbimet midis komuniteteve lokale dhe si të mbështeten qytetarët dhe institucionet lokale për të përfituar nga Agjenda Digjitale dhe e-shërbimet. Përmbajtja e trajnimit u bazua në një vlerësim paraprak që u zhvillua në mënyrë që të zhvillohen trajnime që do t’u shërbejnë plotësisht nevojave të pjesëmarrësve.

Trajnimi ishte dedikuar për të ngritur kapacitetin e nën-grantistëve dhe anëtarëve të rrjetit ICEDA nga cikli i parë i skemës së granteve të vogla LOT 1: Dhënia e nën-granteve për qendrat e mbështetjes së e-qeverisjes, përkatësisht, nga Shqipëria – Qendra Artivista, Epoka e Re dhe Shoqata Evropiane e Rinisë, nga Kosova – Demokracia Plus, Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Qendra Rinore e Kosovës, nga Mali i Zi – Qendra për Edukimin e të Rinjve, Organizata Rinore Rome “Hapëroni me ne – Phiren Amenca” dhe Super Hub Pljevlja, nga Maqedonia e Veriut – Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim me Qytetarët (ACTAC), Koalicioni Rural dhe SmartUp – Laboratori për Inovacione Sociale dhe nga Serbia – Qendra për Integrim Social, Deli – Hapësirë për veprimtari krijuese dhe SINHRO.

Udhëtimin e pjesëmarrësve drejt zhvillimit të Agjendës Digjitale e udhëhoqën ekspertët e Akademisë për e-Qeverisje, Kristina Mend dhe Merl Maigre, si dhe ekspertët e shquar për e-qeverisje elektronike në Estoni, Janek Rozov (Qendra për Teknologjinë e Informacionit dhe Zhvillim në Ministria e Punëve të Brendshme), Ants Sild (Sistemet Kompjuterike Baltike) dhe Margo Lor (Citizen OS).

 

————————————————————————————————————————————————————————————————–——

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: